Mickoski për vizitë në komunën e Kavadarit
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të jetë për vizitë në komunën e Kavadarit, ku do ta lëshojë në përdorim rrugën e rikonstruuar nga fshati Dabnishte deri në fshatin Resava.

Kavadar, 12 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të jetë për vizitë në komunën e Kavadarit, ku do ta lëshojë në përdorim rrugën e rikonstruuar nga fshati Dabnishte deri në fshatin Resava.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Mickoski do ta vizitojë fshatin Dabnishte, ku bëhet rikonstruimi i kanalizimit fekal, pastaj do të kryejë mbikëqyrje në rikonstruimin e rrugës nga fshati Resava deri në lagjen e fundjavës Kosovec pranë liqenit të Tikveshit dhe do ta lëshojë në përdorim sallën sportive në fshatin Vozarci. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s