• петок, 05 декември 2025

Mickoski për Raportin e KE-së: Do të marrim pesëshe dhe do jemi kampion nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe më pas do të kemi veto të re

Mickoski për Raportin e KE-së: Do të marrim pesëshe dhe do jemi kampion nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe më pas do të kemi veto të re

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - T'i bëjmë ndryshimet kushtetuese, më të mirët do të jemi dhe më pas do të marrim veto të re dhe sërish probleme të reja dhe atëherë sigurisht do të marrim pesëshe dhe do të jemi kampion. Por, nga ajo që është shkruar atje, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur, sepse nuk ka regres, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me vlerësimet nga Raporti i KE-së.

Mickoski tha se ka stagnim në disa sfera, dhe se "atë edhe ne të gjithë po e flasim".

"Dhe ai është sundimi i së drejtës, lufta kundër krimit dhe korrupsioni dhe prandaj pa ndërprerë flas se nevojiten ndryshime në Këshillin gjyqësor, në Prokurori, etj. Tashmë pas përfundimit të zgjedhjeve do të merremi shumë më seriozisht me atë temë, ndërkaq, në të gjitha sferat e tjera ka një përparim të vogël të ckatuar apo përparim të konsiderueshëm. Unë në përgjithësi mund ta vlerësoj si të mirë, përndryshe nuk mund të dakordohem me konstatimin se ka disa vende tët jera të cilat janë para nesh. Për shembull ne jemi shumë para Shqipërisë. Edhe pse disa nga eurokomisarët japin deklarata të tilla siç jepnin, kështu që kur të analizohet gjendja e shteteve se kush është i gatshëm, kush nuk është i gatshëm, vlerësimi objektiv është se Mali i Zi është i pari, në vend të dytë jemi ne dhe Serbia, e më pas vijnë Shqipëria, BeH, Kosova etj. nga vendet e rajonit", tha Mickoski.

Kryeministri potencoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë dhe se ai është absolutisht i fokusuar në reforma.

"Por duhet të punojmë dhe do të punojmë. Unë absolutisht jam i fokusuar në reforma. Kjo Qeveri është reformuese dhe në atë drejtim do të vazhdojë. Më inkurajojnë porositë për reformat në pjesën e ekonomisë, në pjesën e luftës kundër larjes së parave, vendosjes së sistemit të përbashkët pagesor SEPA, Doganat, pjesët siç janë roamingu pa pagesë që do të implementohen", tha kryeministri në komunën e Petrovecit ku mori pjesë në vendosjen e gur-themelit të Shtëpisë së re të kulturës.

Mickoski pasdite në Qeveri do ta pranojë Raportin nga euroambasadori Mihalis Rokas, ndërsa më pas ata do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан