• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski për Korridorin 8: Nevojitet përkushtim i qartë nga ana bullgare se ai është prioritet

Mickoski për Korridorin 8: Nevojitet përkushtim i qartë nga ana bullgare se ai është prioritet

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Në mbledhjen e fundit qeveritare është miratuar marrëveshja në të cilën qartë duhet të saktësohet obligimi i palëve për ndërlidhjen hekurudhore me Bullgarinë, kumtoi kryeministri Hristian Mickoski, duke porositur se nevojitet përkushtim i qartë nga ana bullgare se Korridori 8 është prioritet.

"Në mbledhjen e fundit qeveritare është miratuar Marrëveshja në të cilën qartë duhet të saktësohet obligimi i palëve në rast. Ndërkaq ajo është se pala jonë ndërmerr obligim që ta ndërtojë pjesën nga Kriva Pallanka deri në hyrje të tunelit. Tuneli të ketë hyrje dhe dalje, dhe jo hyrje dhe deri në gjysmë të ndalet, që do të jetë projekt i përbashkët. Më pas të ndërtohet aksi nga Gjuesheva drejt kyçjes me hekurudhën nacionale të Bullgarisë fqinje, ato janë dy-tre kilometra, ndërsa më pas Bullgaria të kërkojë mjete nga BE-ja apo nuk e di si, kredi apo çfarëdo qoftë, me çka do ta moderonizojë aksin nga kjo pikë drejt Sofjes në mënyrë që të mund të kemi tërësi funksionale. Ndërsa për linjën hekurudhore nga Kumanova drejt Kriva Pallankës me aksin e dytë të hekurudhës me Bullgarinë, ne do ta përfundojmë atë aks, me të cilën do t'i ndërlidhim këto dy qytete. Të bëj një përmbledhje - nevojitet komintment i qartë, përkushtim i qartë, ndërlidhje e qartë nga ana bullgare, se me të vërtetë me atë që e nënshkruan në Uashington, ndërkaq ajo është prioriteti Korridori 8 se me atë me të vërtetë dëshirojnë ta shohin", tha Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarët në Klubin e deputetëve në Shkup.

Kryeministri potencoi se duhet të bisedohet me Qeverinë e Shqipërisë në mënyrë që të shihet se si planifikojnë ata me ndërtimin e aksit nga Durrësi drejt kufirit me Maqedoninë, që është pjesë e Korridorit 8, sepse, siç tha, qëllimi i Korridorit 8 është t'i ndërlidhë Detin e Zi me Detin Adriatik. Theksoi se qëllimi është ai, dhe jo vetëm ndërlidhja e Kriva Pallankës me Kumanovën.

Kryeministri informoi se është bërë grup i punës nga ana jonë i përbërë nga minsitri i Transportit, ministri i Punëve të Jashtme, ministrja e Financave dhe drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë - Infrastruktura. Ai pret një grup i tillë i njjejtë nga niveli më i lartë të formohet edhe nga ana bullgare në mënyrë që të fillojë puna rreth kësaj çështjeje. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан