• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski: Procesi i largimit të kompanive të huaja do të tejkalohet

Mickoski: Procesi i largimit të kompanive të huaja do të tejkalohet

 Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se procesi i largimit të kompanive të huaja do të tejkalohet. Përkundrazi, ai tha se është i shqetësuar nëse do të ketë fuqi të mjaftueshme për të gjitha investimet e planifikuara në shtet.

Duke u përgjigjur në oyetjen e gazetarëve se një pjesë e kompanive të huaja largohen nga vendi, e disa i reduktojnë kapacitetet, Mickoski tha se procesi do të tejkalohet sepse në ndërkohë, siç theksoi, janë duke negociuar me disa nga investitorët që janë të interesuar për investim. 

 "Janë edhe disa kompani të reja që po paralajmërojnë fillimin e investimeve apo hapjen e uzinave të reja prodhuese, ndaj është një proces i vazhdueshëm. Kjo kompani që ju përmendët na ka njoftuar para disa javësh se këtë vit do të funksionojnë si zakonisht, do të funksionojnë normalisht. Jemi duke negociuar me disa nga investitorët që janë të interesuar të investojnë dhe shumë shpejt sot ky proces do të tejkalohet. Pra, më shqetëson më shumë nëse do të kemi fuqi punëtore të mjaftueshme për të gjitha ato investime që janë në proces investimi", tha kryeministri.

 Disa nga kompanitë në zonën e lirë të Bunarxhikut po largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa të tjerat po reduktojnë kapacitetet e tyre. Kompania "Aptiv" po largohet nga vendi, ndërsa Xhonson Meti paralajmëron reduktim të numrit të të punësuarve.

Foto: MIA 

 

 

Остани поврзан