• сабота, 17 јануари 2026

Mickoski: Pres që ligji për kundërvajtje të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, ndërsa "Qyteti i sigurt" të fillojë prej 1 shkurtit

Mickoski: Pres që ligji për kundërvajtje të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, ndërsa

Kratovë, 16 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski informoi se gjatë ditës së djeshme në Kuvend u mbajt takim në nivel të koordinuesve të grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së lidhur me ligjin për kundërvajtje dhe se disa gjëra, të cilat ishin të paqarta për BDI-në, u sqaruan, për ç'shkak pret që ai të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit dhe "Qyteti i sigurt" të fillojë të zbatohet pa pengesa prej 1 shkurtit.

Mickoski nuk saktësoi se kur mund të ketë takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, siç ishte paralajmëruar pas takimit të liderëve, që u mbajt të mërkurën, ai vetëm shklurtimisht deklaroi se mban takime me liderët e disa partive politike dhe se në ato suaza do të mbahej edhe tkaimi me Ahmetin.

"Ajo që u dakordua në takimin e liderëve, u tha pa kushte se do të mbështetet. U përmend se ekzistonin disa amandamente për çka më pas në bisedë me ministrin e Punëve të Brendshme u konstatua se amandamente të tilla nuk ekzistojnë. Por, edhe përkundër asaj, u dakorduam gjatë ditës së djeshme praktikisht, në nivel të koordinuesve të grupeve parlamentare, të ketë takim dhe të gjithë ato tema të paqarta të sqarohen. Një takim i tillë, sa jam i informuar, u mbajt gjatë ditës së djeshme, ndërkaq meqenëse ministri i Punëve të Brendshme nuk ndodhet në Maqedoni, ai u inkuadrua përmes thirrjes telefonike, u sqaruan të gjitha gjërat e paqarta dhe pres qëligji për kundërvajtje të kalojë tashmë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës në sallën e rikonstruuar në Kratovë.

Kryeministri përkujtoi se që të miratohet ky ligj, nevojitet vetëm shumicë prej dy të tretave, pa nevojën e badenterit. Ai pret që "Qyteti i sigurt" të fillojë të funksionojë prej 1 shkurtit.

"Unë gjatë një rasti deklarova se nëse krahasohet dhjetori i vitit 2015 me muajin e njejtë të vitit 2024, në territorin e Shkupit, vijmë tek konkludimi se kemi zero viktima si rezultat i aksidenteve rrugore në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkaq në muajin e njejtë të vitit 2024 kemi pesë. Kjo do të thotë zero dhe pesë. Unë i falënderoj qytetarët të cilët e respektojnë këtë projekt dhe pres të shpëtohen shumë jetë njerëzore. Prandaj nuk pres kalkulim politik kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve", tha Mickoski.

I pyetur nëse krahas takimit të mbajtur në Kuvend në nivel të grupeve të deputetëve do të ketë edhe takim tet-a-tet me Ahmetin, Mickoski nuk saktësoi nëse dhe kur do të ndodhë diçka e tillë.

"Unë në funksionoimin tim të rergullt takohem me lideër të partive politike, kështu që, në suaza të atyre takimeve supozoj se do të takohem edhe me zotëri Ahmetin", tha Mickoski duke cekur se ende nuk ka datë të caktuar për një takim të tillë. ab/ 

Foto Qeveria


 

Остани поврзан