Mickoski: Pjesëmarrja e sukseshsme në Forumin në Davos, së shpejti realizim i projekteve dhe investimeve konkrete
- Kryeministri Hristijan Mickoski pjesëmarrjen në Forumin në Davos e vlerësoi si të suksesshëm duke njoftuar se së shpejti do të ketë rezultate në drejtim të realizimit të projekteve dhe investimeve konkrete. Ai beson se në të ardhmen në përbërje të delegacionit të Maqedonisë duhet të ketë edhe përfaqësues nga sektori i biznesit, sepse, sipas tij, Forumi është një mundësi e madhe për bashkëpunim biznezi.
Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pjesëmarrjen në Forumin në Davos e vlerësoi si të suksesshëm duke njoftuar se së shpejti do të ketë rezultate në drejtim të realizimit të projekteve dhe investimeve konkrete. Ai beson se në të ardhmen në përbërje të delegacionit të Maqedonisë duhet të ketë edhe përfaqësues nga sektori i biznesit, sepse, sipas tij, Forumi është një mundësi e madhe për bashkëpunim biznezi.
"Mund të them historikisht i suksesshëm sepse si kryetar i Qeverisë isha pjesëmarrës në tre panele me njerëz nga maja e biznesit botëror, në përgjithësi, kompani multinacionale, vlera e të cilave shpesh herë matet edhe në trilionë. Bota në vitet e ardhshme do të përcaktojë prioritetet e saj. Prioritete janë inteligjenca artificiale dhe çdo shoqëri që nuk e njeh atë, do të jetë e dënuar me dështim", tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas mbikëqyrjes në projektet infrastrukturore në Gazi Babë.
Ai shton se që inteligjenca artificiale të mund të funksionojë, nevojitet demokraci digjitale, shoqëri digjitale, dhe data-qendër, me, siç theksoi, kompjuterë të fuqishëm të pasur me memorie dhe përvojë institucionale të cilët do të mundësojnë që inteligjenca artificiale të punojë dhe funksionojë në varësi të nevojave të atij që e shfrytëzon.
Theksoi se nëse ne do ta njohim atë dhe do t'i tërheqim si rajon apo do të shkojnë në një vend tjetër, kjo gjithsesi do të ndodhë sepse njerëzimi shkon nëa të drejtim.
Prandaj, siç tha, si prioritet në tryezë i ka vendosur projektet Çebren, Galishte dhe Ura e Boshkut të cilat janë vetëm dy miliardë nga ato 400 të cilat na qëndrojnë si mundësi çdo vit. Dy miliardë kur flas, flas për periudhë prej 7 deri 10 vite, sa vlerësoj se nevojitet që këto kapacitete të ndërtohen. Kur të analizohet mirë e tërë kjo, do të kuptojmë se ne si rajon nuk kemi kapacitet, as njerëzor, as institucional të tërheqim 0,01 për qind të këtyre që do të ndodhin, nuk ka ikje. Dhe prandaj mendoj ta zgjerojmë shtrirjen me Slloveninë, Kroacinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Turqinë. Ndërkaq, të gjitha këto vende së bashku kanë diku rreth 2,5 trilionë bruto përkatësisht BPV nominale, sërish më pak se këto 4 trilionë të cilët janë 0,01 për qind nga ajo që do t'i nevojitet njerëzimit në 10 vitet e ardhshme", konsideron Mickoski.
Theksoi se lidhur me atë nëse aktiviteti ynë ndërkombëtar është i izoluar apo jo, shohin qytetarët, dhe, siç tha, janë ata të cilët tregojnë në zgjedhje dhe e japin votën e tyre.
"Mund të them se koha e diplomacisë së kurrizit të përkulur dhe me zemërgjerësi të qilimave të trashë të kuq ka kaluar. Tani është diplomacia e cila sjellë rezultate reale dhe lufton dhe i ruan interesat maqedonase. Përndryshe po të kisha, takime edhe me burrështetas, ndërkaq do të kem tani në Konferencën e Munihut të sigurisë akoma takime të tilla. Por, ajo që është me rëndësi dhe që opinioni i vendit duhet ta dijë, është se ndjej keqardhje që deri më tani Maqedonia nuk është prezantuar në Davos si tani dhe si do të jetë tash e tutje, së paku derisa unë të jem kryetar i Qeverisë, ndërkaq nuk do të jem, atij pas meje do t'ia transmetoj atë prëvojë se Davosi do të shfrytëzohet për takime biznesi. Prandaj në delegacionin e Maqedonisë duhet të ketë edhe prëfaqësues të komunitetit afarist sepse atje pati 100 deri 150 kryetarë të qeverive dhe shteteve, por edhe 10 mijë përfaqësues të lartë të kompanive multinacionale të cilat në vit kanë të ardhura më të mëdha se 1 miliardë e deri në disa trilionë", tha kryeministri.
Paralajmëroi se nëse edhe vitin tjetër ai e kryeson delegacionin e vendit në Forumin në Davos, do të ftojë edhe përfaqësues të komunitetit afarist të vendit. sa/ab/
foto МIА