Mickoski para fillimit të kongresit partiak: Pres një atmosferë festive pas fitores së madhe dhe historike në zgjedhjet lokale dhe në atë frymë të vazhdojmë të punojmë
- Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili është edhe kryetar aktual i Qeverisë, sot para fillimit të kongresit partiak në Kavadar tha se pret të miratohen disa dokumente strategjike të Kongresit dhe të vazhdojnë me punë në interes të qytetarëve.
Shkup, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili është edhe kryetar aktual i Qeverisë, sot para fillimit të kongresit partiak në Kavadar tha se pret të miratohen disa dokumente strategjike të Kongresit dhe të vazhdojnë me punë në interes të qytetarëve.
"Pres që të miratohen disa dokumente strategjike mes të cilave edhe udhërrëfyesi për vitet që janë para nesh, politikat dhe vizioni që si parti dhe si Qeveri do t'i përfaqësojmë në vitet në vijim. Pres një atmosferë festive pas fitores së madhe dhe historike në zgjedhjet lokale dhe në atë frymë pres të vazhdojmë të funksionojmë dhe të punojmë më tutje. Motivi ynë kryesor dhe inspirimi janë interesat e qytetarëve, kështu ka qenë deri më tani, dhe kështu do të jetë edhe tani e tutje", tha Mickoski.
Kongresi i tetëmbëdhjetë, siç tha ai, është ndoshta më i madhi për nga numri i vizitorëve dhe delegatëve i mbajtur ndonjëherë në historinë e partisë. sa/
Foto: MIA