• петок, 05 декември 2025

Mickoski për reformat në gjyqësi: Morali nuk më lejon të pajtohem me rritjen e pagave për persona që nuk kanë asnjë rejting

Mickoski për reformat në gjyqësi: Morali nuk më lejon të pajtohem me rritjen e pagave për persona që nuk kanë asnjë rejting

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për reformat në jurispondencë, deklaroi se nuk mund të pajtohet në rritjen e pagave për pesonat, për të cilët siç tha, nuk kanë asnjë rejting.

"Reformat në gjyqësi janë për rritjen e pagave. Duke ndryshuar gjashtë ligjet, reforma kryesore është rritja e pagave. Vitin e ardhshëm ne duhet t'i kthejmë 2 miliardë euro, dikush që e ka bërë më parë, dhe që na ka detyruar të gjithë neve dhe fëmijë tanë të palindur. Në një buxhet prej 6,5 miliardë, ne duhet të paguajmë 2 miliard borxhe, nga dikush që ka detyruar shtetin në mënyrë armiqësore. I bëj thirrje publikut të tregojë, a duhet të rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve? Ja, unë do të dhurojë pagën time, por të paktën le të gjykojnë sipas ligjit. Morali im nuk më lejon të pajtohem me rritjen e pagave për persona që nuk kanë asnjë rejting. Dhe, nëse kjo është reforma kryesore që duhet të bëhet, më falni por unë nuk do ta bëj", tha Mickoski.  

Në pyetjen për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski, kryeministri u përgjigj shkurt: "prisni, do ta shihni". 

Sipas tij, secili duhet të ketë përgjegjësi për vendimet e tij, duke aluduar në ndryshimet e Kodit Penal të bëra nga qeveria e mëparshme, me çka, siç thotë ai, "ajo bëri që shumë të kenë amnisti politike". 

Kryeministri përsëriti se edhe me ndryshimin e emrit, vendi sot është aty ku ka qenë para 25 vitesh. 

"Shumë mirë, le ta ndryshojmë Kushtetutën, do të bëhemi më të mirët. Madje, nëse mund të mos jemi më maqedonas, por diçka tjetër, do të jemi më të mirët. Ashtu siç dikush po na bën presion dhe dëshiron ta ndalojë Maqedoninë të ecë përpara drejt BE-së. Këtë nuk do ta lejojmë. Kjo Qeveri nuk do ta lejojë, për sa kohë që unë jam aty, kur të vijë dikush tjetër, është punë e tyre", theksoi kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive dhe fazës së dytë të ndërtimit të hapësirave të reja në shkollën fillore "Bllazhe Koneski" në Komunën Aerodrom. qa/

Foto: MIA


 
 
 
 
 
 
 

Остани поврзан