• петок, 05 декември 2025

Mickoski për raportin vjetor të EMV: Jemi të përkushtuar të sigurojmë që të mos ketë ndërprerje të mëdha të standardit të jetesës së qytetarëve, nga ana tjetër, do të vazhdojmë subvencionimin e rrymës për amvisëritë

Mickoski për raportin vjetor të EMV: Jemi të përkushtuar të sigurojmë që të mos ketë ndërprerje të mëdha të standardit të jetesës së qytetarëve, nga ana tjetër, do të vazhdojmë subvencionimin e rrymës për amvisëritë

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) – Derisa nuk përfundon tenderi i EMV-së për furnizim me energji elektrike për një vit, çmimi i cili është dhënë nga ana e kompanisë dhe Qeverisë nuk do të publikohet, sepse vendimi është marrë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë dhe është e dhënë e klasifikuar. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski potencoi se si Qeveri kujdesen për standardin e qytetarëve dhe do të vazhdojnë me subvencionimin e rrymës për amvisëritë. 

“Ne jemi të përkushtuar që të mos ketë ndërprerje të mëdha të standardit të qytetarëve, implikim, nga ana tjetër, që të vazhdojmë me subvencionimin, sepse çmimi i tregut të energjisë elektrike është rreth njëqind euro për momentin, dhe për herë të parë, furnizimi publik po kryhet për të gjithë vitin, jo vetëm për gjysmë viti. Pra, në këtë moment nuk mund ta them çmimin. Por jini të sigurt se po kujdesemi për standardin e qytetarëve dhe do të vazhdojmë të subvencionojmë energjinë elektrike për të gjithë ata që e marrin atë në tregun e rregulluar, ndërsa ato janë amvisëritë”, deklaroi Mickoski.

EMV e dorëzoi çmimin e ri të rrymës në Qeveri, e cila dje në mbledhje të mbyllur vendosi nëse propozimi i termocentraleve është i pranueshëm ose nuk është i pranueshëm. EMV energjinë elektrike për amvisëritë për momentin e shet nga 62 euro për megavat orë. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан