• четврток, 11 декември 2025

Mickoski për komentet e Kacarskës për rritje lineare të pensioneve: Në të kaluarën me gjimnastikë juridike e padrejta bëheshe e drejtë

Mickoski për komentet e Kacarskës për rritje lineare të pensioneve: Në të kaluarën me gjimnastikë juridike e padrejta bëheshe e drejtë

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Nëse rritja lineare prej një mijë denarëve që duhet ta marrin pensionistët në mars është jokushtetuese, atëherë si janë kushtetuese rritjet tjera linare, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke i komentuar deklaratat e gjykatëses kushtetuese Dobrilla Kacarska se dikush e interpreton gabibisht rritjen lineare të pensioneve. Me gjimnastikë juridike, potencoi ai kemi parë në të kaluarën se si e padrejta bëhet e drejtë.

"Unë nuk jam ekspert ligjor, nuk pretendoj të jem i tillë, as nuk jam ekspert i të drejtës kushtetuese, por nëse rritja lineare prej një mijë denarësh që duhet të marrin pensionistët për marsin është jokushtetuese, atëherë si janë kushtetuese këto rritje të tjera lineare? Le të më shpjegojë një ekspert ligjor se si do ta interpretonte ai këtë. Shikoni, me gjimnastikë ligjore, kemi parë në të kaluarën që e padrejta bëhet e drejtë. Por tani po flas logjikisht, nëse këto një mijë denarë që tani janë jokushtetuese, si do të jenë kushtetuese një mijë apo dy mijë denarët e mëparshëm. Nuk po them se ajo që është marrë si vlerë e një pensioni deri më tani do të rikthehet, po them se që nga momenti që marrin një vendim të tillë, pensionet e pensionistëve do të duhet të llogariten sipas përqindjeve sepse atëherë dikush mund të mbahet penalisht përgjegjës për shpenzim të paligjshëm të fondeve buxhetore. Dhe nëse llogarisim pensionet sipas përqindjeve, ose më saktë, modelit të pesëdhjetë për qind të shpenzimeve të jetesës, pesëdhjetë për qind të pagës, do të arrijmë në pensione tre deri në katër mijë denarë më të vogla se ato që marrin sot", tha kryeministri.

A më informon mua dikush gabimisht, nuk më informon, tërhiqeni atë anash", tha Mickoski duke theksuar se ka juristë në vend që do ta iterpretojnë këtë. Për Kacarskën tha se ajo është një nga ata gjyqtaret që në të kaluarën të padrejtën e ka bërë të drejtë". mb/

Foto: MIA

 

ФОТО: МИА   

 

Остани поврзан