• петок, 05 декември 2025

Mickoski për drejtorin e Agjencisë së pagesave: Çdo lloj sjellje devijante nuk do të tolerohet

Mickoski për drejtorin e Agjencisë së pagesave: Çdo lloj sjellje devijante nuk do të tolerohet

Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Çdo lloj sjellje devijante nuk do të tolerohet. Pasi më parë kishte raportime për një lloj sjellje të tillë devijante, ndodhi ai veprim që nga ky moment e tutje, çështja është në duart e Prokurorisë dhe gjykatave, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me veprimin në të cilin drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dyshohet për ryshfet.

"E kam thënë shumë herë në të kaluarën dhe do ta përsëris se nuk do të tolerohet. Në të kaluarën kemi pasur disa raste të tjera të tilla, do ta veçoj rastin me drejtorin e geriatrisë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, komunitetit të biznesit dhe të tjerëve të interesuar, nëse janë viktimë e kësaj sjellje t’i paraqesin ato. I inkurajoj ta raportojnë, sepse nuk ka dëm më të madh për një shoqëri se sa kjo sjellje devijante", theksoi Mickoski pasi inspektoi punimet rreth ndërtimit që lidhen me projektin Treni urban.

Ai bëri thirrje që të gjitha rastet e tilla të raportohen në mënyrë që të sanksionohen.

"Po e shfrytëzoj këtë mundësi përmes jush mediave, për t'u drejtuar të gjithë atyre që janë viktima të kësaj sjellje, për t'i raportuar ato dhe pastaj kemi mekanizma për të marrë prova dhe për t'i sanksionuar. Gjëra të tilla duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë nëse duam të ecim përpara", ka thënë Mickoski.

Hetuesit nga Qendra hetimore e PTHP NKOK dhe njësitë e Ministrisë së Brendshme (MPB) dje kryen kontrolle në disa lokacione në gjithë vendin për shkak të dyshimeve për korrupsion, informoi dje Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PTHP NKOK).

"Për momentin hetuesit nga Qendra hetimore e PTHP NKOK dhe njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), nën drejtimin e një prokurori publik nga kjo Prokurori, po kryejnë kontrolle në disa lokacione në mbarë vendin", thonë nga PTHP NKOK. Kontrollet, siç shtojnë, janë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për krime të natyrës korruptive.

Foto: MIA

Остани поврзан