• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Nëse do të ketë rritje intervenuese të pagës minimale varet nga dialogu mes sindikatave dhe punëdhënësve

Mickoski: Nëse do të ketë rritje intervenuese të pagës minimale varet nga dialogu mes sindikatave dhe punëdhënësve

Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Nëse do të ketë rritje intervenuese të pagës minimale jashtë ligjit, është lëndë e dialogut mes sindikatave dhe punëdhënësve, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai thotë se Qeveria do ta pranojë çdo zgjidhje, për të cilën mes vete do të dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit.

"Lidhur me pagën minimale, kemi ligj dhe në tërësi e respektojmë atë ligj. Nëse do të ketë ndonjë rritje intervenuese jashtë ligjit, kjo është lëndë e dialogut që e udhëheqin sindikatat me punëdhënësit. E di se në nëntor do të kemi seancë të Këshillit ekonomiko-social dhe pres që kjo çështje të hapet aty, ashtu që ne si Qeveri do ta pranojmë çdo zgjidhje që do ta dakordojnë punëtorët dhe punëdhënësit", deklaroi Mickoski pas solemnitetit, ku u shënua 25-vjetori i Fondit për sigurim shëndetësor. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан