• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski në takime pune në SHBA, në fokus mundësia për investime në vend

Mickoski në takime pune në SHBA, në fokus mundësia për investime në vend

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski i cili gjendet për vizitë pune në SHBA do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në Uashington, ndërsa ka realizuar takim me Devin Nunes, kryesues i organit këshillëdhënës të inteligjencës së presidentit Donald Tramp dhe drejtor ekzekutiv i Korporatës mediatike Tramp, Xhon Bitov - biznesmen amerikan me origjinë nga Maqedonia, pronar i disa kompanive multimilionëshe, Marko Galina - biznesmen dhe drejtues i MAGA në Portugali dhe Kris Pavlovski, pronar i Grupacionit Rambëll.

"Biseduam për mundësinë e investimeve në Maqedoni, për projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Mes tjerash theksova përpjekjet që qeveria i bën për stabilizimin e ekonomisë, rekordin që kemi arritur në tërheqjen e investimeve në vend dhe përfitimet që ofrohen. Shfrytëzova rastin të loboja për interesat dhe pozicionin e Maqedonisë lidhur me çështjet kyçe për ne. Bëhet fjalë për njerëz me pozita të larta në shoqërinë amerikane me mundësi për të ndikuar në çështje të rëndësishme për ne", ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski në inaugurimin e Trampit do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për Çështje evropiane, Viktorija Trajkov. 

Foto: Fejsbuku i kryeministrit Mickoski

 

 

Тагови

Остани поврзан