• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Nuk janë bllokuar mjetet për IPARD nga KE-ja, do të hetojmë gjithçka

Mickoski: Nuk janë bllokuar mjetet për IPARD nga KE-ja, do të hetojmë gjithçka

Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski sot mohoi se mjetet nga IPARD janë bllokuar pas arrestimeve për korrupsion në Agjencinë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural se hetimi po thellohet sepse ka informacione edhe për keqpërdorime të mëparshme të mjeteve. 

“Jo. Përkundrazi. Është përshëndetur aksioni pozitiv nga ana e njerëzve nga Komisioni Evropian”, deklaroi kryeministri Mickoski, i cili sot në mëngjes ishte për vizitë në fabrikën Kostal në Ohër. 

Kryeministri Mickoski tha se ka kërkuar që të bllokohet pagesa e parave nga IPARD, që të shihet deri ku kanë shkuar keqpërdorimet. 

“Duhet të shohim deri ku shkojnë keqpërdorimet. Sepse informacionet fillestare flasin se kjo nuk është prej tani por disa vite me radhë është bërë kjo, kështu do të hetojmë gjithçka dhe çdonjëri që mendon se do të kalojë ashtu gënjehet. Do të përgjigjen të gjithë nga i pari deri te i fundit. Kush do që të jetë”, tha Mickoski. 

Ministria e Financave dje kumtoi se përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, Maqedonia ka marrë vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD. Siç ishte sqaruar, Vendimi i tillë vijon pas ngjarjeve aktuale me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

“Për vendimin e njëjtë po të njëjtën ditë është njoftuar Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel, të cilët njoftuan dhe e përshëndetën vendimin e Strukturave Kombëtare. Qëllimi është të sigurohet besim se sistemi i vendosur garanton ligjshmëri dhe rregull të pagesave nga IPARD, si dhe ekzistim të masave efektive për mbrojtje nga mashtrimet dhe korrupsioni”, njoftoi Ministria e Financave. 

Strukturat kombëtare për menaxhim të mjeteve nga instrumenti IPA/IPARD tashmë ndërmarrin masa shtesë dhe aktivitete në lidhje me ngjarjet aktuale. 

Republika e Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2009 e ka marrë të drejtën për menaxhim të decentralizuar me mjetet nga instrumenti IPA/IPARD. fc/

 

Foto: Printskrin

 

 

Остани поврзан