• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski: Nuk heq dorë asnjë milimetër nga qëndrimi për ndryshimet kushtetuese, kërkojmë zgjidhje dinjitoze

Mickoski: Nuk heq dorë asnjë milimetër nga qëndrimi për ndryshimet kushtetuese, kërkojmë zgjidhje dinjitoze

Koçan, 28 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot e ka përsëritur qëndrimin lidhur me ndryshimet kushtetuese në kontekst të vazhdimit të negociatave me Bashkimin Evropian, duke potencuar se po kërkohet zgjidhje dinjizoze, e ato janë ndryshimet kushtetuese me veprim të shtyrë. I pyetur ta komentojë deklaratën e partnerit të tij të koalicionit nga Vlen, ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, Mickoski tha se nuk iu kundërshtua ndërtimit të Korridorit 8, por se ka qenë kundër Marrëveshjes së Prespës.

"Mund të flasim për ndryshimet kushtetuese, por në të njëjtën kohë mund të flasim edhe për punë tjera që ne i kërkojmë, që janë pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, pas të cilit qëndruan më shumë se gjysëm milionë qytetarë. Unë nuk kam për qëllim që asnjë milimetër të zhvendosem nga ajo që e kam thënë, e them tash dhe do ta them në të ardhmen. Kërkojmë zgjidhje, zgjidhje dinjitoze. Kemi zgjidhje dinjitoze në tryezë, e ato janë ndryshimet kushtetuese me veprim të shtyrë, urdhëroni të bisedojmë", tha Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Mickoski i ka hedhur poshtë informatat se iu kundërshtua ndërtimit të Korridorit 8, por tha se ka qenë kundër nënshkrimit të Marrëvehsjes së Prespës me Republikën e Greqisë. Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, sipas së cilës ministri Taravari ka thënë se kryeministri paraprakisht ka qenë kundër dy punëve, e pastaj i ka pranuar, për të cilin shkak do t'i pranojë edhe ndryshimet kushtetuese, ai tha se dyshon se kjo është thënë në këtë kontekst.

"Mendoj se nuk është thënë ashtu si e citoni këtu. Nuk kam qenë kundër Korridorit 8, por saktë se kam qenë kundër Marrëveshjes së Prespës. Dhe po, saktë, pasi me dhunë janë dërguar deputetë të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Dhe pasi tërë kjo u bë realitet, që në opozitë, para 4-5 viteve, thash nuk mund ta injorojmë realitetin, por asnjëherë nuk kam qenë kundër Korridorit 8. Atë që ju e citoni, nuk është thënë ashtu nga zotëri Taravari, por përsëri do të them, në frymën e shpërndarjes se puplave, ne do të tentojmë t'i kapim. Kategorikisht demantoj se kjo është thënë, nuk kam qenë kundër Korridorit 8, por kam qenë kundër Marrëvershjes së Prespës", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA Arkiv

Остани поврзан