Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nëse nuk plotësohen dy kushte, të miratojmë rezolutë me qëndrim prej burrështeti
- - Kryeministri Hristijan Mickoski sot edhe një herë ka porositur se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa nuk plotësohen, siç tha të paktën dy kushte - të drejta të garantuara për komunitetin maqedonas në Bullgari dhe garanci nga Këshilli Evropian për popullin dhe shtetin e Maqedonisë, se ky do të jetë lëshimi i fundit dhe se më nuk do të ketë veto të reja dypalëshe, përçmime, nënçmime dhe obstruksione nga cilado shkaqe subjektive, mbiemra të rinj, ndajfolje dhe superlativa të ndërlidhura me Maqedoninë dhe identitetin maqedonas.
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot edhe një herë ka porositur se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa nuk plotësohen, siç tha të paktën dy kushte - të drejta të garantuara për komunitetin maqedonas në Bullgari dhe garanci nga Këshilli Evropian për popullin dhe shtetin e Maqedonisë, se ky do të jetë lëshimi i fundit dhe se më nuk do të ketë veto të reja dypalëshe, përçmime, nënçmime dhe obstruksione nga cilado shkaqe subjektive, mbiemra të rinj, ndajfolje dhe superlativa të ndërlidhura me Maqedoninë dhe identitetin maqedonas.
Mickoski nga foltorja e Kuvendit theksoi se është i gatshëm të "shkojë deri në fund" dhe për këtë kërkoi mbështetje nga të gjitha subjektet politike, duke i ftuar deputetët që të miratojnë rezolutë të përbashkët me qëndrim të vetëm, prej burrështeti.
"Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë për sa kohë që unë jam kryeministër, përveç nëse plotësohen të paktën dy kushte. Kushti i parë është që komuniteti maqedonas në Bullgari të marrë të drejtat e garantuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat dhe rezolutat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, unë nuk kërkoj që të ndryshohet Kushtetuta. Kushti i dytë është - garanci për identitetin tonë maqedonas se nuk do të ketë më veto dypalëshe dhe se nuk do të ketë më askënd. Ky vend, i cili ka dëshmuar dhe treguar shumë herë se dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane, ka bërë një sakrificë si asnjë vend tjetër, dhe ky popull dhe këta qytetarë kanë bërë një sakrificë si asnjë tjetër në Evropë, se nuk do të kenë nënçmime, poshtërime dhe pengesa të reja nga askush për arsye subjektive. Ju duhet të na mbështesni. Ju kërkoj të na mbështesni sepse për sa kohë që keni këtë qëndrim, dikush atje do të shohë një vrimë këtu dhe do të thotë "ka inde të buta atje, lëreni këtë Micko që po flet, ai do të jetë kryeministër edhe për disa vite dhe do të largohet, pastaj dikush do të vijë, ne do të gjejmë mish të butë dhe do ta shtyjmë çështjen përpara. Kjo nuk është sjellje e mirë dhe të gjithë duhet të bashkohemi për të miratuar një rezolutë në të cilën do të kemi një qëndrim të vetëm, burrështetas, se pa këto dy, tre procese të paktën, nuk do të bëjmë asnjë lëshim në të ardhmen për asnjë temë", theksoi kryeministri, duke iu drejtuar deputetit Skender Rexhepi, i cili ngriti çështjen e ndryshimeve kushtetuese.
Mickoski potencoi se ndonjëherë duhet të tregohet karaker.
"Në të kundërrt, do të jeni mit, ndërsa mitet përfundojnë keq herët ose vonë. Prandaj, Rexhepi, ju lutem së bashku me kolegët këtu, të miratoni rezolutë, në të cilin do t'i definoni parimet kryesore. Duhet ta mbështesi qëndrimin e maqedonasve në Razllog, Xhuma të Epërme, Sandanski, Pirinit, sepse sipas regjistrimit të vitit 1956 ata kanë qenë 200.000 ose dy të tretat e popullatës së përgjithshme, pastaj në mënyrë magjike në regjistrimin e vitit 1965 bëhen 9.000. Edhe atë një kryetar i mëparshëm bullgar e tregon si inxhiniering, për të cilën është shumë krenar. U merren të drejat e autonomisë kulturore që të flasin në gjuhën e tyre amtare maqedonase, t'i respektojnë të zakonet e tyre maqedonase, .... Ata tani kërkojnë vetëm që OMO Ilinden pirin trë jetë organizatë qaë do t'i përfaqësojë të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. A është shumë kjo. Nuk ështël shumë. Njejtë sikur edhe në Pogradec, të cilët kanë kanë hapur zyrë në Tiranë dhe çdo respekt për kolegun tim, Edi Rama", tha kryeministri.
Deputeti Skender Rexhepi, i cili e parashtroi pyetjen për ndryshime kushtetuese, propozoi që të miratohet rezolutë, me të cilën, siç tha, do të mbrohet gjuha maqedonase. mb/
Foto: MIA