Mickoski: Nuk është problem të shkoj në LSM, oferta është në tryezë, le të inkurajohet sindikata e degës AOGJSH të nënshkruajë
- Nuk është problem unë të shkoj në LSM, oferta është në tryezë. Le të inkurajohet sindikata e degës AOGJSH të nënshkruajë dhe pastaj 7.700 administratorë shtetërorë do të marrin një rritje page prej 40 për qind për dy vjet e dy muaj, u përgjigj sot kryeministri Hristijan Mickoski pasi dje në një konferencë për shtyp lideri i Lidhjes së Sindikatave i bëri thirrje të hënën të vijë në LSM dhe ta nënshkruajë rritjen e pagave prej 40 për qind dhe pagën minimale në 600 euro nga shkurti.
Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Nuk është problem unë të shkoj në LSM, oferta është në tryezë. Le të inkurajohet sindikata e degës AOGJSH të nënshkruajë dhe pastaj 7.700 administratorë shtetërorë do të marrin një rritje page prej 40 për qind për dy vjet e dy muaj, u përgjigj sot kryeministri Hristijan Mickoski pasi dje në një konferencë për shtyp lideri i Lidhjes së Sindikatave i bëri thirrje të hënën të vijë në LSM dhe ta nënshkruajë rritjen e pagave prej 40 për qind dhe pagën minimale në 600 euro nga shkurti.
"Oferta është vënë në tryezë dhe nëse pranohet nga ana e tyre, nuk është problem. Oferta është që takimi të mbahet kudo - qoftë në Qeveri, qoftë në LSM apo në ndonjë ambient tjetër. Le të inkurajohet sindikata e degës AOGJSH, atje ka një sindikatë tjetër përfaqësuese, ne jemi gati. Oferta është vënë në tryezë dhe nëse pranohet nga ana e tyre, nuk ka problem. Atëherë këta 7.700 - 7.800 punëtorë të administratës shtetërore do të marrin për dy vjet e dy muaj minimum 40 për qind pagë më të lartë", deklaroi Mickoski.
Për Projektligjin për Rritjen e Pagës Minimale të paraqitur nga LSDM, tha se nuk e ka parë, por se qëndrimi i Qeverisë është i qartë - të dakordohen punëtorët dhe punëdhënësit rreth rritjes së pagës minimale.
"Ne, si punëdhënësi më i madh, i kemi rregulluar marrëdhëniet tona me punëtorët. Ende ka një pjesë të vogël prej afërsisht 7.700-7.800 të punësuarve në administratën shtetërore, pra nëpunës administrativë. Oferta është në tryezë - nëse sindikatat, dy sindikatat përfaqësuese ose përfaqësuesit e sindikatave bien dakord, ne jemi të gatshëm ta pranojmë nesër. Me fjalë të tjera, për dy vjet e dy muaj nga sot, të punësuarit në administratën shtetërore do të kenë të paktën 40 për qind të ardhura më të larta. Ky është propozimi ynë. Mbetet që liderët e sindikatave të distancohen nga ndikimet politike dhe, në interes të punëtorëve, ta nënshkruajnë. Qeveria në dialogun trepalësh është vetëm një lehtësues, ndërsa LSDM është vetëm një parti politike", deklaroi Mickoski.
Ai dënoi gjithashtu vendimin e gjykatës për gazetaren Liridona Vejseli, e cila duhet të paguajë një gjobë prej 700 euro sepse në një artikull gazetaresk ka përmendur emrin të një gjykatësi.
"Nuk mund nga gjykatësi të kërkoj përgjegjësi, sepse unë nuk jam ai që emëron gjykatës, atje ka Këshill Gjyqësor, por e dënoj ashpër këtë lloj kufizimi të lirisë së fjalës. E kam thënë shpesh këtë dhe do ta them edhe tani, gazetarët duhet të sillen në mënyrë etike, të shërbejnë për të informuar publikun. Liria e fjalës është para së gjithash dhe çdo sulm ndaj një gazetari, përfshirë edhe atë për të cilin po flisni tani, e dënoj ashpër dhe apeloj që të mos përsëritet në të ardhmen, pavarësisht nëse është nga një politikan, një figurë publike, një gjykatësi në këtë rast, sepse mund të interpretohet si kufizim i lirisë së fjalës", tha Mickoski.
Lidhur me protestën e sotme kundër Fabrikës së çimentos "USJE", kryeministri me qëndrim se secili ka të drejtë të shprehë pakënaqësinë e tyre, por se po punohet për përmirësimin e gjërave.
Foto: Printskrin