• недела, 01 февруари 2026

Filipçe dhe Donçiq në Zagreb nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim midis LSDM-së dhe SDP-së

Filipçe dhe Donçiq  në Zagreb nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim midis LSDM-së dhe SDP-së

 Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të vizitës së tyre në Zagreb, kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, dhe kryetari i SDP-së së Kroacisë, Sinisha Hajdash Donçiq, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim midis dy partive.

 Me nënshkrimin e Memorandumit, siç theksojnë nga partia, LSDM dhe SDP Kroacia konfirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët ndaj vlerave dhe parimeve të demokracisë sociale evropiane, si dhe vendosmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin midis forcave politike progresive në Evropë.

 Qëllimi i Memorandumit, siç theksohet në komunikatën e LSDM-së, është forcimi dhe përparimi i bashkëpunimit ndërpartiak përmes shkëmbimit të përvojave, zgjidhjeve politike dhe kontributit të përbashkët në zhvillimin e demokracisë dhe progresit shoqëror.

 

Synimet dhe detyrat kryesore që dalin nga Memorandumi, janë forcimi i institucioneve demokratike dhe kulturës demokratike gjithëpërfshirëse, promovimi i drejtësisë sociale, solidaritetit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor, si dhe mbështetja e të drejtave të punëtorëve, dialogut social dhe modernizimit të politikave sociale",  theksojnë nga LSDM-ja opozitare.

 Memorandumi, theksojnë nga LSDM, parashikon bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në disa fusha, duke përfshirë organizimin dhe zhvillimin e partisë, krijimin e politikave publike, politikën sociale dhe ekonomike, politikat e të drejtave të punës, pjesëmarrjen e të rinjve dhe grave në politikë, qeverisjen lokale, tranzicionin e gjelbër, si dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian dhe stabilitetit rajonal.

 Foto: LSDM

 

Остани поврзан