Gazetarja e gjobitur Vejseli për MIA-n: Është precedent i turpshëm të gjobitem sepse e publikova emrin e gjykatësit, në Tetovë dhe Gostivsr nuk është si në Shkup
- Gazetarja Liridona Vejseli ankohet në Gjykatën e Apelit vendimin me të cilin është gjobitur me 700 euro për vepër penale "keqpërdorim i të dhënave personale" për shkak se në një artikull gazetaresk ka publikuar emrin e një gjykatësi nga Gjykata Themelore në Tetovë.
Shkup, 31 janar 2026 (MIA) - Gazetarja Liridona Vejseli ankohet në Gjykatën e Apelit vendimin me të cilin është gjobitur me 700 euro për vepër penale "keqpërdorim i të dhënave personale" për shkak se në një artikull gazetaresk ka publikuar emrin e një gjykatësi nga Gjykata Themelore në Tetovë.
"Ky është një precedent i turpshëm. U gjobita vetëm sepse, gjatë raportimit profesional dhe publik, përmenda emrin dhe mbiemrin e gjykatësit Nazif Ilazi, një bartës i funksionit publik, i cili mori vendim për lirimin e një personi nga paraburgimi. Kjo nuk është mbrojtje e drejtësisë, por një goditje e drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe një mesazh i qartë për frikësimin e gazetarëve. Nëse paraqitja e fakteve dhe emërtimi i personave përgjegjës ndëshkohet, atëherë ky shtet nuk mbron demokracinë, por heshtjen", tha Vejseli për MIA-n.
Siç thotë, 12 vjet merret me gazetari, kryesisht me gazetari investigative, gjashtë vjet e drejton portalin në gjuhën shqipe paCensure dhe nëntë vjet ligjëron gazetari në në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ështl gjobitur me vendim të gjykatëses Magdalena Mishoska nga Gjykata Themelore në Gostivar, sepse ka përmendur gjykatësin Ilazi në një temë në të cilën ka shkruar për vepër penale.
"Përpunova një Kam temë ç[r rastin që e ndiqja, për një person të rritur që i ka dërguar një të miture materiale pornografike me fjalë përçmuese dhe kërcënime se do t'i publikonte të dhënat dhe fotografitë e saj personale. E shkrova temën, bashkëpunova me policinë dhe ai u mor menjëherë në paraburgim. Pastaj gjykatësi Nazif Ilazi e dënoi vetëm me tre muaj burg. Unë raportova vetëm se gjykatësi Nazif Ilazi e dënoi me tre muaj burg dhe asgjë tjetër", tha Vejseli në një bisedë për MIA-n.
Në shpjegimin me shkrim të vendimit nga gjykatësja Mishoska qëndron se Vejseli është gjobitur për veprën penale "keqpërdorim i të dhënave personale" sepse më 28 tetor të vitit 2024, pa pëlqimin e gjykatësit Nazif Ilazi, në profilet e saj në në TikTok dhe Instagram ka publikuar video në të cilat ka përdorur të dhënat e tij personale, emrin dhe mbiemrin, duke dëmtuar kështu nderin dhe reputacionin e tij në aktivitetin e tij profesional, të cilin e kryen për më shumë se 37 vjet në Gjykatën Themelore në Tetovë.
Gazetarja Vejseli konsideron se vendimi i gjykatës së shkallës së parë të Gjykatës Themelore të Gostivarit i 12 janarit të vitit 2026 lidhet me një temë tjetër që ajo publikoi tre javë më parë në portalin e saj - për një të mitur që u shkel nga një automjet në Gostivar, një rast në të cilin, siç tha, gjykatësi e liroi shoferin. Thotë se është nën presion dhe vazhdimisht merr kërcënime për padi.
"Çdo ditë më kërkojnë në prokurori - do të të padisim për këtë, do të të padisim për atë. Aspak nuk ndihem e lirë. Në Tetovë dhe Gostivar nuk është si në Shkup. Këtu as nuk duan të më shohin në gjykatë, bëjnë gjithçka që gazetarët dhe publiku të mos hyjnë", shtoi Vejseli.
Në vendimin e Gjykatës Themelore Gostivar sot reagoi edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, e cila bëri të ditur se shpreh shqetësim serioz, duke vlerësuar se "një vendim i tillë dërgon një mesazh negativ në lidhje me lirinë e shprehjes dhe liritë e medias".
"Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e të dhënave në lidhje me bartësit e funksioneve publike në kontekstin e kryerjes së punës së tyre profesionale krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën e publikut për t'u informuar", njoftoi ASHMAA.
Në përgjigje të pyetjes e gazetarëve kryeministri Hristijan Mickoski e dënoi sot rastin, të cilin e konsideron si kufizim të lirisë së fjalës.
"Unë nuk mund nga gjykatësi të kërkoj përgjegjësi, sepse unë nuk jam ai që emëron gjykatës, atje ka Këshill Gjyqësor, por e dënoj ashpër këtë lloj kufizimi të lirisë së fjalës. Gazetarët duhet të sillen në mënyrë etike, të shërbejnë për të informuar publikun. Liria e fjalës është para së gjithash dhe çdo sulm ndaj një gazetari, përfshirë edhe këtë, e dënoj ashpër dhe apeloj që të mos përsëritet në të ardhmen, pavarësisht nëse është nga ana e politikani, nga një figurë publike, gjykatësi në këtë rast, sepse mund të interpretohet si kufizim i lirisë së fjalës", tha Mickoski.
Foto: Arkivi privat i Liridona Veselit