Mickoski njoftoi se në periudhën e ardhshme do të përfshihen aktivitete të Koalicionit "Maqedonia juaj", në ndërkohë edhe biseda me Vlen-in dhe ZNAM-in për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme
- VMRO-DPMNE për momentin punon në mobilizimin e strukturave të brendshme partiake, mbahen takime me komitetet komunale, dje patën takim me atë në Karposh, sot në Gjorçe Petrov, nesër në kisella Vodë...Këtë muaj janë planifikuar takime me përbërjen më të gjerë partiake, komitetet lokale, koordinatorët e vendvotimeve, forumin e grave dhe të rinjve. Siç theksoi kryeministri Hristijan Mickoski sot në brifing me gazetarët atë që e bëjnë nga ky muaj e andej në prag të zgjedhjeve lokale në vjeshtë është para se gjtihash konsolidimi i koalicionit "Maqedonia juaj".

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - VMRO-DPMNE për momentin punon në mobilizimin e strukturave të brendshme partiake, mbahen takime me komitetet komunale, dje patën takim me atë në Karposh, sot në Gjorçe Petrov, nesër në kisella Vodë...Këtë muaj janë planifikuar takime me përbërjen më të gjerë partiake, komitetet lokale, koordinatorët e vendvotimeve, forumin e grave dhe të rinjve. Siç theksoi kryeministri Hristijan Mickoski sot në brifing me gazetarët atë që e bëjnë nga ky muaj e andej në prag të zgjedhjeve lokale në vjeshtë është para se gjtihash konsolidimi i koalicionit "Maqedonia juaj".
Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për koalicion me Vlen-in për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se pret që procesi i konsolidimit të koalicionit "Maqedonia juaj" të përfundojë në prill ose maj, ndërsa siç njoftoi në ndërkohë do të bisedojnë edhe me partnerët e tyre në Qeveri, Vlen dhe ZNAM për bashkëpunimin në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai edhe para dy ditësh në konferencën për shtyp në Qeveri me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski kushtuar thirrjes së dytë për financim të projekteve të komunave u kthye në çështjen për mbështetje të kandidatëve të Vlen-it në zgjedhje dhe për koalicion eventual, me ç'rast u përgjigj se nuk ka vendim përfundimtar dhe se në shtatë muajt e ardhshëm deri në fillim të fushatës do të bisedojnë me partnerët e koalicionit në Qeveri, por se "pasoja natyrore e ngjarjeve" është "bashkëpunimi në nivel qendror të pasqyrohet në bashkëpunimin në nivel lokal".
"Është e natyrshme që Qeveria e cila funksionin ashtu siç është me kohezion të jashtëzkaonshëm, të vazhdojë të funksionojë edhe në zgjedhjet jashtë proceseve zgjedhore. Është e pandershme të kesh një politikë me standarde të dyfishta - të keni pëatformë dhe programe të përbashkëta dhe ashtu funksiononi, ndërsa në zgjedhjet lokale të njihni një platformë ose politikë tjetër", shtoi Mickoski.
Pjesa më e madhe e emrave të kandidatëve për kryetarë komunash të koalicionit "Maqedonia juaj" duhet të njihen në gjysmën e dytë të majit, gjysma e parë e qershorit.
Këtë pritje Mickoski e shprehu në konferencën për shtyp të martën, me ç'rast përmendi se komiteti komunal dhe partnerët e koalicionit në kuadër të, ashtu siç tha, procedurave të brendshme partiake dhe demokratike, kanë marrë mesazh të paraqitet secili që mendon se ka ambicie, program, vizion dhe platformë që të udhëheq ndonjë nga komunat. sa/