Mickoski nga Brukseli: I përsëritëm qëndrimet tona për Maqedoninë
- Kryeministri Hristijan Mickoski takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta sot në Bruksel e vlerësoi si "miqësor dhe mjaft produktiv" ku siç tha madje "i përsëritëm absolutisht qëndrimet tona unike".
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta sot në Bruksel e vlerësoi si "miqësor dhe mjaft produktiv" ku siç tha madje "i përsëritëm absolutisht qëndrimet tona unike".
Në takim, siç informoi Mickoski u diskutuan edhe një herë temat aktuale, normalisht afrimi i vendit me Bashkimin Evropian dhe së fundmi fillimi formal i negociatave.
“Mirëdita nga Brukseli, sapo e përfunduam takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, zotin Antonio Koshta në një takim miqësor. Takimin e parë e patëm saktësisht para një viti, kur z.Koshta u zgjodh kryetar i Këshillit Evropian dhe që atëherë e deri më sot kemi kultivuar marrëdhënie vërtet miqësore dhe të sinqerta. Z.Koshta është mik i madh i Maqedonisë dhe në një frymë të tillë kaloi edhe takimi i sotëm. Sërish biseduam për temat aktuale, natyrisht për afrimin e vendit tonë drejt BE-së dhe përfundimisht për fillimin formal të negociatave. Në takim i përsëritëm absolutisht qëndrimet tona të vetme, të cilat me të vërtetë janë qëndrime dinjitoze pas të gjitha atyre poshtërimeve që na kanë ndodhur në të kaluarën në këto 25 vitet e fundit që kur praktikisht filloi rrugëtimi jonë drejt afrimit me BE-në", deklaroi Mickoski pas takimit, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të qeverisë.
Sipas Mickoskit, ka pasur një takim miqësor dhe do të thosha mjaft produktiv, thjesht, gjithçka që përbën prioritetin tonë është gjithashtu prioritet i zotit Koshta.
"Përveç afrimit me BE-në dhe fillimit të negociatave, kishte edhe disa projekte të tjera që për ne janë strategjikisht të rëndësishme për ne, e ka të bëjë me interkonektorin e gazit me Serbinë dhe dega e gazsjellësit drejt Kosovës fqinje. Më tej, tarifat e çelikut dhe produkteve të çelikut të prodhuesve maqedonas, si dhe projektin e përbashkët që qeveria jonë do ta ketë me Komisionin Evropian e që ka të bëjë me projektet që duhet t’i realizojmë në Koçan dhe rajonin e Koçanit. Në përgjithësi, mund të them se ishte një takim jashtëzakonisht produktiv, vazhdojmë edhe më tej me takimet tona këtu në Bruksel. Kemi ngjarje me Euronjuz, sonte kemi darkë me komisaren Marta Kos dhe shpresoj dhe jam i sigurt për lajme pozitive”, tha Mickoski.
Kryeministri Hristijan Mickoski, pasdite do të marrë pjesë në Samitin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Foto: Qeveria e RMV-së