Mickoski: Nevojiten anëtarë objektivë dhe jopartiak në Këshillin Gjyqësor
- – Kryeministri Hristian Mickoski theksoi se është i nevojshëm formimi i Këshillit të ri Gjyqësor i cili do të jetë objektiv dhe jopartiak, që të sigurohet drejtësi dhe rend në sistem. Lidhur me paralajmërimin se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Mickoski tha se sipas tij, ai është hap drejt reformave të thella dhe lirimin e sistemit gjyqësor nga polemikat dhe korrupsioni.

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski theksoi se është i nevojshëm formimi i Këshillit të ri Gjyqësor i cili do të jetë objektiv dhe jopartiak, që të sigurohet drejtësi dhe rend në sistem. Lidhur me paralajmërimin se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Mickoski tha se sipas tij, ai është hap drejt reformave të thella dhe lirimin e sistemit gjyqësor nga polemikat dhe korrupsioni.
“Ne nuk mund të bëjmë një shpërbërje të plotë dhe as nuk mund të zbulojmë anomali në një kohë kaq të shkurtër. Por ne mund të zgjedhim një këshill gjyqësor që objektivisht, pa kufizime partiake, pa interesa, do të jetë në gjendje ta qartësojë këtë moçal politik dhe të jetë një lloj monitorues se si sillen gjykatës, çfarë vendimesh marrin dhe pse marrin vendime të tilla”, tha kryeministri në një deklaratë për media para konferencës së sotme me gazetarë në Klubin e deputetëve në Shkup.
Siç shtoi, një nga mënyrat është që të votohet interpelancë.
“Vlerësojmë që duhet të godasim në ballë , të mos përpiqemi të improvizojmë, të bëjmë implante etj. Goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është në kompetencën e Kuvendit, në këtë rast, që është zgjedhja e atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ku zgjidhen, aty duhet votuar interpelancë. Është e vërtetë që edhe nëse votohet një interpelancë, ata mund të mbeten dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e Këshillit Gjyqësor. Por në kushtet kur ai që ju ka zgjedhur ju voton sërish mosbesimit dhe ju vazhdoni të jeni kokëfortë, kjo nuk është mirë”, shtoi kryeministri.
Siç tha, në atë rast ka mekanizma të tjerë, por, shfaqi shpresë se nëse deputetët votojnë mosbesim ose interpelancë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, se ata, siç tha, do të jenë të virtytshëm dhe se do të tërhiqen.
Zbatimi i reformave thelbësore në gjyqësor dhe shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, ishte një nga premtimet në programin parazgjedhor dhe prioritet kyç i Qeverisë së re të kryesuar nga VMRO-DPMNE. fc/
Fotografia: MIA