Mickoski në Nju-Jork në takim me familjen Rusi, me prejardhje nga Dibra
- Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, së bashku me anëtarë të delegacionit, me të cilin është në Uashingotn, ka realizuar takim me familjen Rusi, me prejardhje nga Dibra, e cila disa gjenerata jeton në SHBA. Në rrjetet sociale ai publikoi se në takimin u bisedua për mundësitë për përforcimin e lidhjeve me diasporën, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për qytetarët.

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, së bashku me anëtarë të delegacionit, me të cilin është në Uashingotn, ka realizuar takim me familjen Rusi, me prejardhje nga Dibra, e cila disa gjenerata jeton në SHBA. Në rrjetet sociale ai publikoi se në takimin u bisedua për mundësitë për përforcimin e lidhjeve me diasporën, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për qytetarët.
"Në kuadër të vizitës në SHBA, me bashkëpunëtorët e mi realizova takim me familjen Rusi - familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila më shumë gjenerata jeton dhe punon në SHBA. Ata janë shembull për shqiptarë të suksesshëm nga Maqedonia, të cilët nuk e kanë harruar atdheun e tyre dhe dëshirojnë të ndihmojnë në përparimin e tij. Biseduam për mundësitë për përforcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte të cilat do të na sjellin përfitime për të gjithë qytetarët", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.
Besoj, thotë ai, se vetëm së bashku, pa dallim të përkatësisë etnike, mund të punojmë për ndërtimin e një Maqeodnie stabile dhe me prosperitet.
"Na nevojiten të gjithë, të cilët mund të kontribuojnë - edhe në vend edhe në diasporë, që të krijojmë ardhmëri, të cilën e meritojmë", ka shkruar Mickoski.
Ai këto ditë, pas inaugurimit të presidentit amerikan, po takohet me përfaqësues të diasporës. bsh/
Foto: Fejsbuk profil i Mickoskit