• четврток, 11 декември 2025

Mickoski: LSDM-ja nëse gjenë të paktën një migrantë deri në pranverë, unë largohem përgjithmonë nga politika

Mickoski: LSDM-ja nëse gjenë të paktën një migrantë deri në pranverë, unë largohem përgjithmonë nga politika

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Do të lë hapësirë deri në pranverë që Venko Filipçe së bashku me profesorin Fërçkovski, së bashku me Andrej Zhernovskin të kërkojnë në të gjithë Maqedoninë dhe të gjejnë ndonjë emigrantë që është pjesë e kësaj marrëveshje me Britaninë e Madhe, apo ndonjë marrëveshje tjetër që kemi nënshkruar, dhe nëse gjejnë qoftë edhe një migrantë, unë jam i gatshëm të tërhiqem nga politika. Në të kundërtën të më kërkojnë falje mua dhe qytetarëve që përhapin panikë pa nevojë. Mendoj se nuk është e drejtë. Ja, këtë unë e jap si ofertë. Kjo do të vlejë pafundësisht përderisa unë jam kryeministër, por për shkak se ai e përmendi pranverën, kemi pasur dëshirë për zgjedhje të parakohshme, dhe kështu nuk e krahasoi me disa vende fqinje, etj. Ja, unë them kështu, le të bëhen të tretë, le të shëtisin sa të duan nëpër Maqedoni, dhe nëse gjejnë çfardo rezultati të kësaj marrëveshjeje ose ndonjë marrëveshjeje tjetër që kjo qeveri do të nënshkruajë, unë jam i gatshëm të largohem përgjithmonë nga politika. Përndryshe, pres që të tre të dalin dhe të kërkojnë falje. Të paktën kaq mund të bëjnë,  tha kryeministri Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për akuzat e sotme të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, se Qeveria do të pranojë migrantë nga Britania e Madhe, të cilëve atje nuk u është aprovuar azili.

Sipas Mickoskit, LSDM-ja tani nuk ka temë, ndëra presioni ndaj Venko Filipçes nga brenda dhe nga jashtë është i madh që të largohet, dhe tani papritur ekipi i tij i PR-it i thotë që tema të jetë migrantët. 

"Ja dy tabloide në Britanisë së Madhe e kanë publikuar, dhe tani do të kapemi pas kësaj teme dhe do ta shtyjmë, duke menduar se në këtë mënyrë do të mbijetojë politikisht dhe do të grumbullojë njerëz rreth vetes. Dy teza kishte konferenca e sotme të cilat duhet t'i komentojë, e para janë migrantët, ndërsa e dyta mungesa në buxhet prej 1 miliard eurosh, rreth 60 miliardë denarë, dhe se marrëveshja me Britaninë e Madhe ishte që ata ta mbulonin këtë boshllëk, ndërsa ne të pranonim migrantë ilegalë", nënvizoi kryeministri. 

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse ndoshta planifikon të reagojë ose të ketë një demant në lidhje me këto shkrime të mediave britanike, kryeministri i Maqedonisë theksoi se për sa i përket migrantëve ka qenë mjaft i qartë dhe vetëm e përkujtoi se për shkak të këtyre lajmeve të rreme, redaktori i përgjithshëm i BBC-së dha dorëheqje.

Ai gjithashtu komentoi akuzat e LSDM-së se në buxhet po mungojnë një miliard euro dhe se me marrëveshjen me Britaninë e Madhe, do të mbulohej ky boshllëk me mjete nga krediti.

Ai shtoi se që tani prokurori i ri dhe prokuroria e çliruar do të punojnë shumë më efektivisht dhe shumë më lirshëm, krahasuar me këtë të imponuarin, i cili më në fund po largohet, gjegjësisht do të largohet nga pozicioni ku ndodhet aktualisht.

"Unë mendoj se do të ketë shumë punë edhe për juve mediave në muajt në vijim në drejtim të njohjes dhe zbërthimit se ku janë shpenzuar këto miliarda, të cilat tani kjo Qeveri, së bashku me ju qytetarët, do t'i kthejë. Së fundmi, do të doja të konkludoja se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, nuk ka emigrantë, buxheti është në gjendje të shkëlqyer, Maqedonia është pas Danimarkës, e cila ka 3,9 për qind, së bashku me Qipron me 3,8 përqind rritje të BPV-së, inflacioni është 0,5 për qind më i ulët në bazë vjetore krahasuar me vitin e kaluar dhe pres që ky konsolidim, pra qetësim, të vazhdojë në periudhën që vijon. Sa i përket punësimit dhe papunësisë, kur krahasohen tremujorët e tretë të këtij viti me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, do të vëreni 7 mijë të punësuar më shumë dhe 7 mijë më pak të papunë, pra nga 698 mijë të punësuar kaluam në 705 mijë dhe nga 98 mijë në 91 mijë të papunë. Dhe mund t'ju them edhe shumë parametra të tjerë. Unë e kuptoj strategjinë e LSDM-së - nuk kanë temë, nuk kanë plan, nuk kanë vizion, dhe e vetmja gjë që u mbetet është të përhapin panik. Qytetarët duhet të jenë të qetë, festat po vijnë, duhet të jemi të gëzuar, duhet të jemi të lumtur dhe të urojmë njëri-tjetrin për shëndet të mirë dhe të shijojmë atë që vjen. Le të jenë të qetë, le të jenë të sigurt, sepse kjo Qeveri, ndryshe nga e kaluara, ka plan dhe di ku e drejton shtetin", porositi Hristian Mickoski pas mbikqyrjes së sotme në aktivitetet ndërtimore në qendrën multifunksionale në Komunën e Aerodromit. qa/

Фото: МИА

Остани поврзан