Mickoski: Kompania e preferuar farmaceutike e pushtetit të kaluar për shkak të çmimeve ekstremisht të larta ka fituar miliona në Onkologji, do të reagojë edhe Prokuroria
- Problemi me mungesën e ilaçeve në Klinikën për onkologji është zgjidhur në kohë rekorde, nuk do të përsëritet në të ardhmen dhe për herë të parë nuk do të merren ilaçe pa kontroll dhe me zgjedhje të kompanive të preferuara farmaceutike, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski dhe premtoi se më nuk do të mungojnë ilaçe për të sëmurit nga kanceri.

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Problemi me mungesën e ilaçeve në Klinikën për onkologji është zgjidhur në kohë rekorde, nuk do të përsëritet në të ardhmen dhe për herë të parë nuk do të merren ilaçe pa kontroll dhe me zgjedhje të kompanive të preferuara farmaceutike, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski dhe premtoi se më nuk do të mungojnë ilaçe për të sëmurit nga kanceri.
Në intervistë për "360 Gradë" në RTVM tha se se problemi me Onkologjinë do të zgjidhet gjatë javës, duke potencuar se po përfundon koha e keqpërdorimeve të kompanisë së preferuar farmaceutike në pushtetin e kaluar, e cila ka fituar në ilaçe me çmime ekstremisht të larta në kurriz të pacientëve.
I pyetur pse nuk janë të gatshëm që si pushtet të ndërmarrin diçka, por vazhdimisht kthehen në të kaluarën, Mickoski tha se së pari duhej ta konstatojnë problemin, e pastaj ta zgjidhin.
"Më lehtë do të ishte të vazhdojmë sipas parimit 'si deri tani', respektivisht një kompani të preferuar farmaceutike të pushtetit të kaluar ta trajtojmë siç e ka bërë Qeveria e kaluar, të marrin ilaçe në revers, të cilat tre deri katër herë më tepër do t'i paguajmë, pa procedurë adekuate me tender, e pastaj e tërë kjo të kthehet. Ose, megjithatë, të zbatojmë procedurë ligjore të tenderit, ku furnizuesit e tipit të tillë të ilaçeve do t'i sigurojnë për pacientët dhe atë e bëjmë. Menjëherë pas miratimit të buxhetit dhe menjëherë pas shpërndarjes së mjeteve në kuadër të institucioneve shëndetësore, të gjitha këto procedura janë respektuar. Gjatë kësaj jave, e tërë kjo do të zgjidhet dhe tejkalohet dhe për herë të parë më nuk do të ketë keqpërdorime", tha Mickoski.
Supozoj, shtoi ai, se edhe në të ardhmen do të ketë marrëveshje të tilla, pasi ajo kompani farmaceutike bashkëpunon me një kompani globale, e cila është prodhuese e disa prej atyre ilaçeve që aplikohen për pacientët.
"Është e natyrshme që e njëjta kompani farmaceutike, derisa bashkëpunon me atë kompani globale, kur ka prokurime publike, të paraqitet dhe të fitojë, por ndryshimi është se tani nuk ka më revers", tha Mickoski.
I pyetur çka është më mirë - të merret në revers ose pacientët të lihen të vdesin duke pritur terapi, Mickoski tha se nuk do të pajtohej me logjikën e tillë, pasi, siç thotë, tani dilema është nëse është më mirë të bëjmë dy vepra penale, ose të mos bëjmë asnjë vepër penale.
"Nëse është më mirë të bëjmë dy vepra penale që t'i ndihmojmë dikujt apo të mos bëjmë vepra penale, e përsëri me veprim të anuluar të ndihmojmë dikë. Unë jam më shumë për këtë të dytën, pasi vepra penale është vepër penale dhe për këtë shkak po kthehemi në të kaluarën, pasi ne ende po përmirësojmë gabime sistematike, të cilat janë pasojë e një menaxhimi të keq në të kaluarën", sqaroi Mickoski.
Ai theksoi se në shtet ka ligje dhe procedura, të cilat duhet të respektohen dhe shtoi se secili person i siguruar duhet të ketë kujdesje të duhur mjekësore. bsh/
Foto: Qeveri