• петок, 20 февруари 2026

Mickoski: Intervenim infrastrukturor në zonën industriale në Kumanovë për tërheqje të investimeve të reja dhe zhvillim të ekonomisë lokale

Mickoski: Intervenim infrastrukturor në zonën industriale në Kumanovë për tërheqje të investimeve të reja dhe zhvillim të ekonomisë lokale

Kumanovë, 26 janar 2026 (MIA) - Ndërtimi i ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe kanalizimeve të ujërave atmosferikë në zonën industriale Reçicë, në Kumanovë, do të tërheq investime të reja dhe do të kontribuojë për rritjen e ekonomisë globale, publikoi sot në rrjetet sociale kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski në pjesën "projekte për ndryshim të përhershëm - themele për një të ardhme të sigurt.    

"Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe kanalizimeve të ujërave atmosferikë, ndërtimi i një pjese të rrugëve rurale, vendosja e regjimit në trafik dhe ndriçimi i një pjese të rrugëve rurale në zonën industriale Komuna e Kumanovës. Vijon një intervenim i madh infrastrukturor në zonën industriale në Kumamovë - investim në vlerë prej 210.612.489 denarëve, i financuar nga Qeveria për mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve", bëri të ditur kryeministri.     

Në postim theksohet se bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike, si dhe rrugëve rurale me vendosje të sinjalizimit rrugor dhe ndriçimit publik. 

Me këtë projekt, siç theksohet, zona industriale përfiton bazë më të mirë infrastrukturore, funisionim më të madh dhe kushte më të mira për tërheqjen e investimeve të reja dhe zhvillimin e ekonomisë lokale. mb/

Foto: FB i kryeministrit Mickoski

 

Остани поврзан