Mickoski: Intalacionet e LSDM-së në jurisprudencë vazhdimisht e sulmojnë Qeverinë, goditja e fundit është e lidhur me pensionistët
- Kryeministri hristian Mickoski konsideron se instalacionet e LSDM-së në kuadër të gjykatave tërë kohën po tentojnë, në kuadër të sistemit gjyqësor ta minojnë Qeverinë, të krijojnë goditje dhe ato, tha, pret, se do të vazhdojnë, nuk do të qetësohen dhe se goditja e fundit është ndaj pensionistëve, përkatësisht rritjes lineare të pensioneve.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri hristian Mickoski konsideron se instalacionet e LSDM-së në kuadër të gjykatave tërë kohën po tentojnë, në kuadër të sistemit gjyqësor ta minojnë Qeverinë, të krijojnë goditje dhe ato, tha, pret, se do të vazhdojnë, nuk do të qetësohen dhe se goditja e fundit është ndaj pensionistëve, përkatësisht rritjes lineare të pensioneve.
"Kësaj radhe i goditën pensionistët, kështu që i dëgjoj tani se si belbëzojnë - atë që e kanë marrë pensionistët nuk do ta kthejnë, por, prandaj do të shohim si më tutje. Apo fillimisht nuk kishte diçka të tillë. Kur e kumtova këtë në pyetjet e deputetëce thanëse se nuk ka diçka të tillë. Më pas u zmbrapsën dhe thanë mirë do ta shqyrtojmë tërë atë prej 1 janarit. Rritja lineare e fundit e paraparë për pensionin e marsit. Si ajo do të jetë jokushtetuese, ndërkaq gjashtë mijë denarët e kaluar do të jenë kushtetues. Ja, le të më thonë se si do ta paketojnë", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gur-themelir të kopshtit të fëmijëve në Gjorçe Petrov.
Sipas tij, gjykatësit kushtetues kanë tre opsione - i pari rritjet lineare t'i shpallin si jokushtetuese që do të thotë se 75 për qind e pensionistëve nga 1 janari do të ketë për 3 deri 4 mijë denarë pensione më të ulëta.
"Opsioni i dytë është të gjejnë ndonjë logjikë jojuridike, për mua të zbehtë, rritjen e ardhshme ta shpallin antikushtetuese, ndërkaq gjithçka më parë të[ jetë kushtetuese, që për mua, ja unë nuk jam jurist, por, konsultova disa juristë, duket qesharake. Dhe opsioni i tretë është t'i shpallin kushtetuese", tha kryeministri Mickoski.
Shtoi se nuk do të komentojë më shumë për këtë dhe ia lë Gjykatës kushtetuese të vendosë në mënyrë që mos të kuptohet sërish se ai po u bën presion gjykatësve dhe prokurorëve.
Kohë më parë Mickoski në mbledhje për parashtrim të pyetjeve të deputetëve tha se mbi 70 për qind e pensionistëve nga muaji i ardhshëm do të marrin pensione më të vogla për shkak të nismës së gjykatëses kushtetuese, ndërkaq për çka vendimi, siç theksoi, tashmë ishte nënshkruar.
Ai theksoi se gjykatësja e Gjykatës kushtetuese, sipas informatës së fundit, e ka nënshkruar vendimin për heqje të rritjes lineare të pensioneve të pensionistëve.
Më pas Gjykata kushtetuese doli me informatë se ende nuk është sjellë vendimi përfundimtar për lëndën që ka të bëjë me nenin 2 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, i njohur në opinion si rritja lineare e pensioneve.
Gjykata bën me dije se në mbledhjen e 24-të të mbajtur më 19.11.2025 me shumoicë votash, ka shprehur dyshime në kushtetutshmërinë e nenit 2 të Ligjit. "Në rrjedhë është faza e dytë e procedurës në të cilën kërkohen mendime nga parashtruesi dhe nga propozuesit e Ligjit, pas çka do të pasojë vendimi përfundimtar. Opinioni do të njoftohet kur kjo lëndë do të vihet në mbledhje për vitim, theksuan nga atje. ab/
Foto МIА