• среда, 08 април 2026

Mickoski: Inkurajuese është rritja e eksportit në dy muajt e parë

Mickoski:  Inkurajuese është rritja e eksportit në dy muajt e parë

Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është i kënaqur nga rritja e eksportit në dy muajt e parë të vitit, që sipas tij është inkurajuese, sepse nuk ka ndodhur ulje edhe pse kishte frikë të caktuar.

"Gjatë ditës së djeshme Enti Shtetëror për Statistikë publikoi një të dhënë që, do të thosha, është inkurajuese, por ajo i referohet dy muajve të parë, janarit dhe shkurtit, para se të fillonte kriza. Praktikisht në shkurt u nivelua ajo që u humb në janar për shkak të protestës së transportuesve. Kemi rritje të eksportit në shkurt për rreth 12 përqind në euro, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, importi është rritur për rreth 10% në euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", tha Mickoski.

Sipas tij merren parasysh së bashku dy muajt e parë, eksporti dhe importi rriten me të njëjtën dinamikë prej 2,4 për qind.

"Kjo do të thotë se nuk kemi ulje siç ekzistonte frika, por kemi rritje. Megjithatë, kjo i përket dy muajve të parë, ndërsa tani do të shohim si do të jenë muajt e ardhshëm, marsi dhe prilli .Dhe në varësi të asaj se sa e thellë do të jetë kriza, praktikisht ashtu do të veprojmë edhe ne", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në fillimin e realizimit të projektit të rikonstruimin e rrugëve në Komunën e Aerodromit. sa/

Foto. MIA arkivi

 

Остани поврзан