• сабота, 06 декември 2025

Mickoski: Inflacioni këtë vit mes 3,5 dhe 4 për qind

Mickoski: Inflacioni këtë vit mes 3,5 dhe 4 për qind

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, sot në deklaratë për mediumet në Petrovec, theksoi se projeksionet e Qeverisë për inflacionin në vitin 2025 janë mes 3,5 dhe 4 për qind.

Kryeministri duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me projeksionet e Bankës popullore për zë më të madh të inflacionit krahasuar me parashikimet paraprake të kabinetit qeveritar, theksoi se ka qenë e pritshme që këtë tetor inflacioni të jetë më i madh në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

"Presim inflacioni këtë muaj të jetë diç më i madh sepse ai ishte mjaft i ulët tetorin e kalaur, për shkak të masave që i ndërmorëm atëherë. Do të thotë baza është e ulët, por në korniza të 4 përkatësisht 4,5 për qind. I këtij viti, për vitin 2025 pres të jetë mes 3,5 dhe 4 për qind, dnërsa vitin e ardhshëm të jetë mes 2 dhe 3 për qind. Në atë mënyrë planifikojmë t'i vendosim projeksionet tona", tha kryeminsitri Mickoski.

Projeksioni i Bankës popullore është inflacioni këtë vit të jetë 3,9 për qind. ab/

 

Остани поврзан