• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski: Gjithçka që kemi premtuar në zgjedhjet e plotësojmë me shumë vëmendje, duhet t'i jepet shansë dialogutme Sofjen

Mickoski: Gjithçka që kemi premtuar në zgjedhjet e plotësojmë me shumë vëmendje, duhet t'i jepet shansë dialogutme Sofjen

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristia Mickoski sot deklaroi se të gjithë atë që e kanë premtuar në zgjedhjet lidhur me eurointegrimet, e plotësojnë me shumë vëmendje dhe shtoi se do të sigurohet për sigurimin e pozicionit më të mirë negociues për vendin. Në procesin e dialogut që duhet të vendoset me Sofjen thotë se duhet t'i jepet shansë, por edhe se mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit.

"LSDM-ja shpik teza, i përcjell ato teza dhe pastaj mendon se në këtë mënyrë do të fitojë opinion. Unë kam thënë që do të luftoj, do të bëj gjithçka për të siguruar një pozicion më të mirë negociues se ai katastrofik që kam trashëguar nga ata që kritikojnë sot. Por unë kurrë nuk kam thënë dhe nuk e kam parë kurrë kronometrin si sekondant, se do ta bëja atë brenda javëve ose muajve të parë. Nuk e kam thënë kurrë këtë. Mandati im, të cilin e kam marrë nga qytetarët, është katër vjet, pas së cilës do të vijojnë zgjedhjet e reja. Është në dorën e qytetarëve nëse do të jenë të kënaqur apo jo nga puna ime si kryeministër, këtë do ta thonë në ato zgjedhje. Ne përmbushim gjithçka që kemi premtuar me shumë kujdes dhe do të vazhdojmë ta përmbushim. Premtimet kryesore - paga më të mira, pensione më të larta me rritje lineare, për fermerët gjithçka që kemi premtuar po e bëjmë dhe do të luftojmë që të kthejmë gjithçka që ata vodhën, dhe gjithçka që ata shitën do t'i kthejmë. Dhe ky është obligim ndaj qytetarëve dhe kështu do të sillem si kryeministër së bashku me të gjithë ministrat", thotë Mickoski i pyetur për akuzat e LSDM-së se nuk e kanë përmbushur premtimin parazgjedhor për të ofruar një kornizë më të mirë negociuese me BE-në.

Në kontekst të kësaj tashmë ka Qeveri politike stabile në Sofje, i pyetur nëse i kanë kontaktuar kolegët që të fillojnë dialog dhe çka u janë përgjigjur dhe nëse jo kur do ta bëjnë këtë, ai tha se për momentin nuk ka hollësi që do t'i bënte publike.

"Kur do të kemi çfarëdo detaje do t'i ndajmë me opinionin publik. Për momentin nuk kam detaje që mund t'i ndaj me opinionin që do të ishin të rëndësishme për ju, por mendoj se procesit do t'i jepet shansë. Me çdo kusht nuk kemi për qëllim të shkojmë me kokën për muri, me çdo kushte nuk do të nënshkruajmë gjithçka që do të na vihet në tryezë. Mendimet dhe politikat tona i dini, ne kemi ëegjitimitet nga populli dhe ne duhet ta dëgjojmë popullin. Politikanë që nuk e dëgjojnë popullin përfundojnë shumë keq", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve.

Për deklaratat e MPJ-së bullgare se nuk ka kremtim të përbashkët të Goce Dellçevit me Qeverinë maqedonase për shkak se Qeveria nuk e ka respektuar Marrëveshjen për fqinjësi të miri, kryeministri u përgjigj se sipas tij, pikërisht Qeveria bullgare është e para që nuk e respektin Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

I pyetur nëse do ta pranonte ftesën e një partie maqedonase në Shqipëri për politikanët tanë që të vijnë të shtunën në Korçë, në mënyrë që ata t'i paraqesin problemet e tyre në lidhje me asimilimin e dhunshëm bullgar që po ndodh atje dhe për probleme të tjera infrastrukturore që po ballafaqohen ata, kryeministri Mickoski tha se kanë komunikim me maqedonasit kudo në botë, duke përfshirë edhe me maqedonasit në Shqipëri.

"Ne flasim, jemi të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe do të mundohemi të ndihmojmë, ashtu siç duhet të ndihmojmë pa u ndërhyrë në punët e brendshme të një shteti sovran, ashtu siç nuk duam të na përzihen në punët tona të brendshme", theksoi kryeministri dhe se do të informojnë më tej nëse do ta pranojnë ftesën. mb/

Foto: MIA

 

Тагови

Остани поврзан