• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski: Fillimisht të forcohet ekonomikisht shteti, ndërsa pastaj me paratë e konsoliduara të hapen konsullatat në Korçë, por edhe në vende tjera

Mickoski: Fillimisht të forcohet ekonomikisht shteti, ndërsa pastaj me paratë e konsoliduara të hapen konsullatat në Korçë, por edhe në vende tjera

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se strategjia e Qeverisë është që fillimisht të forcohet ekonomikisht vendi, ndërsa më pas me paratë e konsoliduara të hapet konsullata e Maqedonisë jo vetëm në Korçë, por edhe në vende të tjera të botës.

"Rezultati i zbrazëtirës ekonomike në të cilën ndodhemi ne është pikërisht buxheti prej 180 euro që merr ambasadori i Maqedonisë në Tiranë. Dhe jo vetëm në Tiranë, por dhe merr një buxhet mujor prej 300 eurosh ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, 300 dollarë merr ambasadori i Maqedonisë në SHBA, sepse ka aq shumë vjedhje, Maqedoni të grabitur e cila po mundohemi disi ta konsolidojmë që me paratë që do të konsolidojmë të hapim konsullatë jo vetëm në Korçë, por edhe në shumë vende të tjera të botës", ka thënë Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve nga partia E Majta, Dimitar Apasiev nëse Qeveria jonë do të angazhohet për hapjen e një konsullate të Maqedonisë në Korçë.

Kryeministri potencoi se ndërkohë derisa nuk mund ta bëjmë atë, gjegjësisht nuk e kemi atë kapital për ta bërë, po mundohen të veprojnë përmes konsujve të nderit. Ai shpreson se shumë shpejt nga sot do të kemi një konsullatë edhe në Shqipërinë fqinje.

Theksoi se nëse vërtet duam të flasim në nivel strategjik, ai është i gatshëm të bisedojë me këdo i cili ka një propozim konstruktiv.

"Maqedonasit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Serbi, dhe në Bullgari, dhe në Greqi, dhe në Kosovë e kudo në botë, duhet ta dinë se një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie janë pikërisht ata, por edhe ata që ishin pjesë e asaj politike asimiluese ekonomike. Prandaj, le të flasim së bashku si zakonisht dhe të bëjmë një strategji që fillimisht ta forcojmë Maqedoninë ekonomikisht", theksoi Mickoski.

Potencoi se nuk do ta politizojë as këtë çështje dhe theksoi se në takimin që u mbajt këtë fundjavë në Korçë të partive parlamentare të Maqedonisë me maqedonasit në Shqipëri morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

"Nuk do ta politizoj as këtë çështje. Edhe pse më duhet të them se kam një kujtesë më të madhe institucionale në kontaktet dhe komunikimin tonë me njerëzit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera fqinje, por jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në shumë vende të botës. Për të qenë i sinqertë deri në fund dhe për të qenë dhe i saktë, duhet të pranoni se në atë manifestim në Korçë ishte edhe kolegia juaj Lidija Petkovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së, si dhe koordinatorja kombëtare Zaturovska dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Zoran Dimitrovski. Le të mos jetë tani që nuk u përfaqësua Qeveria apo nuk u përfaqësua Kuvendi, apo VMRO-DPMNE-ja. Edhe pse si VMRO-DPMNE kemi komunikim të rregullt", tha ai.

Kryeministri theksoi se pyetja thelbësore është pse në vendin ku janë rreth 700-800 bullgarë, të cilët deklarojnë se gjuha e tyre amtare është bullgarishtja, duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa Shqipëria me tetë mijë bullgarë sipas shifrave të regjistrimit nuk e ka atë kusht.

"Në regjistrimin e vitit 2011 në Shqipëri janë deklaruar 5.5 mijë maqedonas. Tani janë rreth 2.300. Ju thatë 2.000, këtu do t'ju korrigjoj, janë afërsisht 2.300 dhe diku rreth tetë mijë bullgarë. Ndërsa në regjistrimin e vitit 2011, në Shqipëri ka zero bullgarë. Pyetja është si vijon: Nëse tani në këtë regjistrim në vitin 2023 ka më shumë se tetë mijë bullgarë, kurse në vitin 2011 ka pasur 5.5 mijë maqedonas dhe tani janë 2.300, teorikisht tre mijë të mbeturit kanë rënë nën politikën asimiluese bullgare, siç thoni ju, këta që përbëjnë diferencën e mbetur deri në tetë mijë, çfarë janë shqiptarët? Ne kujdesemi për pakicën maqedonase kudo. Pyetja e vërtetë është, pse në Maqedoni duhet të përfshijmë rreth 700-800 bullgarë që deklarojnë se gjuha e tyre amtare është bullgarishtja në Kushtetutë dhe pse Shqipëria nuk e ka kushtin t'i përfshijë këto tetë mijë në Kushtetutë? Kjo është pyetja thelbësore. Unë do të doja që të bisedonim si qytetarë maqedonas dhe të tjerë, jo vetëm maqedonas, por edhe shqiptarë, turq, boshnjakë, serbë, romë dhe vllahë. Le të shohim pse e lejuam këtë të ndodhë. Kjo është pyetja thelbësore", theksoi Mickoski. rq/

Foto: MIA

 

Остани поврзан