• сабота, 06 декември 2025

Mickoski: E përmbushëm premtimin, 55 studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike

Mickoski: E përmbushëm premtimin, 55 studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot u bëri thirrje të gjithë studentëve në vend të aplikojnë në konkursin për vauçer në vlerë prej 15.300 denarëve për furnizim të pajisjes elektronike.

"Sot është shpallur konkursi publik dhe u bëj thirrje të gjithë studentëve të aplikojnë, mendoj se janë 55 mijë. Atë që e premtuam edhe do ta përmbushim. Mendoj se çdo student merr nga 15.300 denarë për furnizim të pajisjes elektronike. Nuk deshëm si shumë qeveri të kaluara që e bënin, ta bëjmë këtë para zgjedhjeve në mënyrë që të mos kuptohet si, ja, një sjellje ndryshe, është sjellje jopetike nga ana e Qeverisë", tha kryeministri Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e kopshtit të ri në komunën e Gazi Babës.

Pritëm, tha, të përfundojë zgjedhjet edhe zyrtarisht, me vendim të KSHZ-së, dhe ta shpallim këtë konkurs dhe u blj thirrje studentëve të paraqiten në konkursin publik i cili, siç theksoi, është i hapur deri më 1 janar 2026.

Prej sot është hapur Konkursi publik për ndarje të vauçerëve me vlerë për studentë për furnizim të pajisjeve elektronike, që po zabtohet përmes Portalit nacional për 2-shërbime - uslugi.gov.mk.

Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht marrjes së pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria e Transformimit Digjital sqarojnë se për studentët të cilët janë në evidencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjatë aplikimit nuk nevojitet të bashkangjesin kurfarë dokumenti. Ata, gjithashtu, e sqarojnë edhe procesin për aplikimin për studentë të cilët nuk janë në evidencë të Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe në këtë rast, studentët është i detyruar të bashkangjisël vërtetim që është student/e i/e rregullt, i dhënë nga institucioni i arsimit të lartë në të cilin është regjistruar.

Pas kompletimit të suksesshëm të aplikimit, sistemi gjeneron Vauçer me vlerë. Me vauçerin, dokumentin për identifikim dhe Deklaratën e nënshkruar për vauçer të shfrytëzuar, studentët mund ta marrin pajisjen elektronike nga operatori i zgjehdur ekonomik më së voni deri më 31 dhjetor 2025. ab/

Foto МIА 

 

 

Остани поврзан