• сабота, 22 февруари 2025

Mickoski: E mbështes protestën për Frosinën, do të zbatohet politikë rigoroze ndëshkuese për këtë lloj të tërbimit në rrugë

Mickoski: E mbështes protestën për Frosinën, do të zbatohet politikë rigoroze ndëshkuese për këtë lloj të tërbimit në rrugë

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për protestën e qytetarëve për shkak të fatkeqësisë së komunikacionit, në të cilin në bulevardin "Aradhat Partizane" në Shkup është shkelur 22-vjeçarja Frosina Kullakova, tha se revolta e qytetarëve është e arsyeshme dhe se i mbështet protestat, duke paralajmëruar se do të zbatohet politikë rigoroze ndëshkuese të sanksionimit për këtë lloj të tërbimit.

"Absolutisht është e arsyeshme revolta e qytetarëve dhe këtu nuk ka kurrfarë dileme dhe një nga mënyrat që të tejkalohet e tërë kjo, është pikërisht ky sistem që duhet të detektojë llojë të tillë të tërbimit në bulevarde dhe rrugë, jo vetëm në kryeqytet, por edhe gjithkund në shtet. MPB këtë si procedurë e zbaton, dhe së shpejti do të kemi një sistem të tillë, kur ky lloj tërbimi do të sanksionohet. Dhe kjo duhet të ndodh. Sado plumba politikë duhet të marrim ne, këtë duhet ta instalojmë, implementojmë dhe të ndërmarrim politikë ndërshkuese, e cila do të jetë rigoroze, pasi edhe një jetë të shpëtojmë, e kemi arritur qëllimin", tha Mickoski në deklaratë për mediume në Odën ekonomike.

Sipas tij, më papërgjegjëse është, siç tha, "sjellja e disa politikanëve me politikë nekrofile, të cilët tentojnë në mënyrë të tillë përmes porosive të cilat tmerrojnë, të tërheqin vëmendje politike dhe të marrin pikë politike".

"Kjo protestë qytetare është protestë e arsyeshme dhe e përkrah dhe në atë drejtim mendoj si kryeministër dhe si kryetar i Qeverisë. Por sa më shpejtë duhet sistemi Qyteti i sigurt të instalohet, të funksionojë dhe të gjitha ndryshimet ligjore, të cilat janë të domosdoshme, të miratohen. Unë mendoj se këtë vit e tërë kjo do të vendoset në funksion. Më vjen keq që vitet e kaluara e tërë kjo nuk është bërë. Në këtë buxhet tanimë janë miratuar mjete, jo vetëm në qytete, por edhe në arterjet kyçe të autostradave dhe rrugëve të shpejta, të cilat e lidhin shtetin me shtetet fqinje", tha Mickoski.

Kryeministri ka shfaqur shpresë se ky sistem gjyqësor-prokuror, me besim më pak se dy për qind te qytetarët, më në fund do të lirohet nga ndikimiet partiake e tjera, dhe do të gjykohet, akuzohet sipas ligjit. bsh/

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан