• петок, 21 февруари 2025

Mickoski do të marrë pjesë në ndarjen e banesave për familjet e rrezikuara sociale në Komunën e Velesit

Mickoski do të marrë pjesë në ndarjen e banesave për familjet e rrezikuara sociale në Komunën e Velesit

Veles, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në dorëzimin e çelsave të ndërtesës së re të destinuar për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Velesit.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, objekti është me përdhesë dhe pesë kate, me 29 njësi banimi dhe një sipërfaqe totale të ndërtuar prej 1843 metrash katrorë.

Sipërfaqja e banesave varion nga 39 m2 deri në 45 m2, ndërsa investimi i përgjithshëm në objekt është 53.998.717,00 denarë pa TVSH.

Në Komunën e Velesit sot do të lëshohet në përdorim edhe fusha sportive e rikonstruktuar. 

"Vlera e projektit është 23.998.148,70 denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga Ministria e Sportit. Sipërfaqja e përgjithshme është 1849 m2, përkatësisht shesh 317 m2, një fushë fitnesi 95 m2, një fushë sportive 1320 m2, një kënd lojërash për fëmijë 96 m2 dhe një tavolinë pingpongu prej 21 m2", theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 



Остани поврзан