Mickoski do të mbajë fjalim në seancën solemne me rastin e Ditës së Alfabetit shqip
- Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe sot në Qeveri do të mbahet seancë solemne, ku fjalim do të mbajë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe sot në Qeveri do të mbahet seancë solemne, ku fjalim do të mbajë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Më 22 nëntori shënohet përvjetori i Kongresit të Manastirit, ku dhjetëra shkenctarë shqiptarë u takuan nga 14 deri më 22 nëntor 1908, për të krijuar Alfabetin e gjuhës shqipe. Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës dhe të popullit shqiptar në tërësi.
Që nga 22 nëntori 2007, Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe festohet si festë zyrtare dhe është ditë jo pune për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s