Mickoski: Disa prodhues, shpërndarës dhe markete po shërbehen me truke - nuk do të lejohen keqpërdorime në kurriz të qytetarëve
- Sipas dëshmive të qytetarëve, disa prodhues, shpërndarës dhe markete me shërbehen me truke dhe ato truke kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të disa produkteve, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Bojan Stojanovski.

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Sipas dëshmive të qytetarëve, disa prodhues, shpërndarës dhe markete me shërbehen me truke dhe ato truke kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të disa produkteve, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Bojan Stojanovski.
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Mickoski theksoi se nuk do të lejohet që individët të keqpërdorin pozitat e tyre dhe të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.
"Gjendja të cilën e hasëm ishte alarmante kataklizmike. Ka mënyra të ndryshme për t'u përballur me sfidat, ngrirje të çmimeve, ngrirje të marzheve, ngrirje të marzheve të shpërndarjes. Ajo që bëmë fillimisht ishte zbatimi i Ligjit për praktikat e padrejta tregtare, biseduam me prodhuesit dhe odat për të mos aplikuar politika kaq ofensive dhe restriktive, por që gjithçka të bazohet në një qasje të përbashkët konsensuale dhe si rezultat e kemi krijuar shportën konsumatore të Vitit të Ri", tha Mickoski.
Por, siç theksoi ai, sipas dëshmive të qytetarëve, disa prodhues, shpërndarës dhe marketet, shërbehen me truke që kanë çuar në rritjen e çmimit të produkteve të caktuara, siç është çmimi i vajit të gatimit.
"Disa nga prodhuesit e justifikuan këtë duke thënë se çmimi i bursës është rritur, por ne kontrolluam dhe siguruam që kjo nuk ishte ashtu. Në të gjithë analizën e bërë për shportën konsumatore, kuptuam se kjo fushatë ndoshta duhet të zgjerohet, sepse sikur kemi harruar farmacitë, sepse me të drejtë pensionistët janë të pakënaqur. Ky aksion do të ketë edhe një gjysmë të dytë, prandaj u bëj thirrje pronarëve të farmacive që të mendojnë se ku po shkojmë kështu, ndërsa do të ketë edhe një gjysmë të tretë për zinxhirët e teknikës së bardhë. Këtë situatë do ta shikojmë më gjerë pasi edhe kjo bën pjesë në shportën konsumatore, duke përfshirë edhe shitjen e tekstilit", theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri bëri të ditur se në periudhën e ardhshme qeveria planifikon uljen e taksave parafiskale, apo siç tha, diçka që do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve. ls/
Foto: MIA