• петок, 21 февруари 2025

Mickoski dhe Perinski në takim me gazetarë për vizitat në terren në komuna "Ku zemra është në shtëpi"

Mickoski dhe Perinski në takim me gazetarë për vizitat në terren në komuna

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale së shpejti do të vazhdojë me një varg vizitash në terren në komunat në vend, të quajtura "Ku zemra është në shtëpi", me qëllim për të hartuar të gjitha sfidat në to dhe për të sublimuar drejtimet për tejkalimin e tyre.

Hollësirat rreth vizitave do të kumtohen sot në mëngjes pune me mediat në Klubin e rinovuar të deputetëve. Në takim është paralajmëruar prania e kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministrit Zlatko Perinski, si dhe e drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkët (SHPPP) Ivica Tomovski.

Siç kumtojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, vizitat në terren nëpër komuna do të shfrytëzohen për mbykëqyrjen e realizimit të projekteve infrastrukturore, të financuara me mjete nga buxheti qendror, si dhe për shkëmbim të përvojave dhe ideve për nevojat e procesit të hapur për ndryshime të Ligjit për vetëqeverisje lokale. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан