Mickoski: A do të ketë në BDI dhe LSDM freskime kadrovike dhe transferime është çështje e tyre e brendshme
- Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se është çështje e brendshme nëse në BDI dhe LSDM do të ketë freskime kadrovike dhe transferime pas rezultateve të këqija në zgjedhjet lokale. Ajo që ne na intereson, tha ai është që të gjithë të kujdesemi në mënyrë të barabartë për shtetin.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se është çështje e brendshme nëse në BDI dhe LSDM do të ketë freskime kadrovike dhe transferime pas rezultateve të këqija në zgjedhjet lokale. Ajo që ne na intereson, tha ai është që të gjithë të kujdesemi në mënyrë të barabartë për shtetin.
"Kjo është çështje e yre. Unë si kryetar i VMRO-DPMNE-së kam pasur shumë ngatërresa të jashtme edhe kur kam qenë në opozitë dhe një periudhë pas atyre Zgjedhjeve lokale në vitin 2021. Unë prihem nga një maksimë e vjetër, që është, mos ia bëj dikujt atë që nuk duan të ta bëjnë ty të tjerët. Ne absolutisht qëndrojmë jashtë këtyre proceseve, nuk na interesojnë, kjo është çështje e brendshme e partive politike. A do të ketë në BDI dhe LSDM freskime kadrovike dhe transferime është çështje e tyre e brendshme", tha Mickoski.
Ajo që na intereson ne, thekson ai është që çkado që të ndodh të kujdesemi të gjithë në mënyrë të barabartë shumë për shtetin sepse ky është shteti ynë i përbashkët.
"Dhe ne, pavarësisht nëse jemi në qeveri apo në opozitë, duhet të kujdesemi për të ardhmen e këtij vendi dhe dinjitetin e qytetarëve të tij. Ky është mesazhi im, si për njërën parti opozitare ashtu edhe për tjetrën, sepse shoh se do të ketë ndryshime të caktuara strukturore", tha Mickoski. mb/
Foto: MIA