• петок, 05 декември 2025
MIA Paralajmërime

20 nëntor 2025

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve. (Parlamenti, Salla 4/12:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për Financim dhe Buxhet. (Parlamenti, Salla "Boris Trajkovski"/12:00)

Shkup - Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, do të zhvillojë një takim me Skot Bejts, drejtor rajonal i NDI-së për Evropën dhe Euroazinë. (Parlamenti, Salla e Qeverisë/11:30)

Shkup - Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentet e Vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve do të zhvillojë takim me ambasadorin jorezident të Republikës së Argjentinës, Alehandro Sotner Mejer. (Parlamenti, Salla e Komisionit Kushtetues/12:00)

Shkup - Kryetari i Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi, do të zhvillojë një takim me ambasadorin e Kazakistanit Satibaldi Burshakov. (Parlamenti, Zyra 253/13:00)

Shkup - Punëtori njëditore "Parlamenti i Fëmijëve". (Parlamenti, Kupola e Madhe/10:00)

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të vizitojë Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit" - Shkup. (11:00, deklarata për shtyp të planifikuara)

Shkup - Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, drejtori i Drejtorisë për Marrëdhënie Shumëpalëshe dhe Bashkëpunim Sigurie, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Kire Ilioski, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Zëvendës-shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ben Nupnau dhe kryetari i Odës së Avokatëve, Lubomir Mihajllovski, do të mbajnë një fjalim në një aktivitet me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, të organizuar nga Zyra e Programit të Këshillit të Evropës në Shkup, me mbështetjen e BE-së. (MPJ/9:30)

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Dushan Tomshiq, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Leonid Jandreoski dhe Lesli Miler, përfaqësuese e UNICEF-it do të mbajnë fjalim në një aktivitet me rastin e nisjes së fushatës kundër diskriminimit në futboll dhe promovimit të përfshirjes në sport. (EU Europe House/11:00) 

Manastir - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni do të marrë pjesë në vënien në funksion të një dhome për punë me fëmijë në kuadër të programit "Mbështetja suedeze për reformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut". (SPB Manastir/13:00)

Shkup - Promovimi i rrjetit të shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe "Fqinjët ndihmojnë të parët" dhe prezantimi i Njësisë ndërhyrëse të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë për reagim ndaj katastrofave. (h. "Hilton"/11:00, deklarata për mediat/10:45)

Shkup - Shoqata për parandalimin e sëmundjeve të varësisë organizon Forum për luftën kundër varësive: "Të shpëtojmë të rinjtë nga varësitë". (Shtëpia e Organizatave Humanitare "Dare Xhambaz"/11:00)

Shkup - Forum edukativ "Arsimi për të ardhmen" i organizuar nga Kolegji Universitar Amerikan i Shkupit (UAKS). (h."Aleksander Pallas"/9:00)

Shkup - Konferencë për shtyp me rastin e Konferencës së katërt për edukimin për paqe të organizuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASI. (h. "Holidej In"/10:00)

Shkup - Konferencë kombëtare për mësuesit 2025 dhe hapja e Klubit të mësuesve për vitin 2026 e organizuar nga LEAD - Udhëheqës për arsim, aktivizëm dhe zhvillim. (Park Restaurant/10:00)

Shkup - Brifing për median i organizuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit të Pensioneve të Financuara Plotësisht - MAPAS. (Maxho 2.0/10:30)

Shkup - Promovim koncerti i albumit "Bimë pa rrënjë" nga Dina Jashari. (Pablik Rum/20:00)

Shkup - Koncert i dyshes Günther/Kostov: Kohë turbulence. (Salla Filarmonike/20:00)

_____________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore

Остани поврзан