• четврток, 04 декември 2025
MIA Paralajmërime

29 nëntor 2025

Manastir - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe Kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanoski, do të vizitojnë karvanin e Ministrisë së Transformimit Digjital për promovimin e Portalit kombëtar - uslugi.gov.mk. (Sheshi Magnolia, deklarata për mediat/11:00)

Shkup - Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënojë 15 vjet nga themelimi i Shoqatës. (Galeria "Mala Stanica" - Galeria Kombëtare e Maqedonisë/18:00)

Shkup - ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative "13 Nëntori" do të mbajë një aktivitet me rastin e Muajit të shëndetit të burrave, gjatë të cilit do të ofrohen ekzaminime urologjike falas, si dhe ekzaminime me ultratinguj të veshkave dhe prostatës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit në kohë për shëndetin e burrave. (10:00)

Shkup - Eveniment gjysmëfinal i garës së biznesit të shkollave të mesme "Milioneri i Shkollës së Mesme". (Ambientet e Kolegjit Breinster NEKST, rr. "Vasill Gjorgov" nr. 19/10:00)

Shkup - Iniciativa "Të gjithë për Palestinën" do të mbajë protestë në Ditën ndërkombëtare të solidaritetit me popullin palestinez. (Përpara monumentit "Simfonia e Paqes" në Sheshin "Liria"/12:00, përfaqësues të iniciativës "Të gjithë për Palestinën" do të japin deklarata për mediat në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit)

Shkup - Projekti "Urban Armour" dhe sfilata e modës me fokus në kulturën urbane, trashëgiminë brutaliste të Shkupit dhe dizajnin bashkëkohor. (Fakulteti i Filologjisë "Blazhe Koneski" në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi"/19:00)

______________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Остани поврзан