MIA Paralajmërime - MKD
- 6 nëntor 2025
6 nëntor 2025
Shkup - Në organizim të Institutit parlamentar do të mbahet aktivitet edukativ "Kam qëndrim". (Kuvendi, salla Boris Trajkovski/09:00-12:00)
Shkup - Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të Qendrës së re Kulturore në komunën e Petrovecit. (11:00, është parashikuar deklaratë për mediat)
Gjueshevë - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Komunikacionit të Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8. (Stacioni Hekurudhor i Gjueshevës)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në një punëtor mbi zhvillimin e strategjisë së re për arsimin 2026-2032. (h. Limak/09:30)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë fjalim në konferencën "Shkenca si udhërrëfyes në kohë ndryshimesh". (Qendra INOKS, sheshi Maqedonia/12:00)
Shkup - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, dhe kryetari i jurisë për Çmimin e BE-së për gazetari investigative, Valentin Neshovski, do të mbajnë një fjalim në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të BE-së për gazetari investigative 2025. (Europe House/19:00)
Shkup - Forum për Sipërmarrësit Social i organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO). (Europe House/09:00)
Shkup - Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve, në bashkëpunim me programin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", do të mbajë një forum pjesëmarrës me temën "Dhuna nga bashkëmoshatarët si pengesë për përfshirjen dhe besimin midis komuniteteve". (h. "Aleksandar Palas"/10:00)
Shkup - Hapja e ekspozitës së modës "Muzika në modë" në organizim të Institutit francez në Shkup dhe Institutit internacional për modë "Izet Curri". (Instituti francez/19:00)
__________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***