13 nëntor 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive dhe fazën e dytë të zgjerimit të hapësirave të reja në SHFK "Blazhe Koneski" në Komunën e Aerodromit. (12:00 / është planifikuar deklaratë për mediat nga kryeministri Mickoski)
Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri. (Salla 6/10:00)
Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. (Salla "Boris Trajkovski"/11:30)
Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. (Salla "Boris Trajkovski"/12:30)
Shkup - Seancë e Komisionit juridiko-ligjvënës. (Salla 6/12:30)
Shkup - Seancë e Komisionit kuvendor për Kulturë dhe Turizëm. (Salla 5/13:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe. (Kuvend//12:00)
Gjevgjeli - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski do të marrë pjesë në vënien në funksion të Sistemit të Integruar Informativ për Pyje (IFIS), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. (dega e NMP “Kozhuv” Gjevgjeli, në territorin e fshatit Konsko (komuna e Gjevgjelisë/ 10:00 / është parashikuar deklaratë për media / link nga vendndodhja https://maps.app.goo.gl/L7K8ng4hLrchV2nu5?g_st=av )
Shkup - Shoqata e farmacive private të Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHFPRMV) do të mbajë konferencë për shtyp para nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit midis APhA-së, Odës Farmaceutike dhe SHFPRMV-së. (Oda Farmaceutike e Republikës së Maqedonisë së Veriut/11:30, nënshkrim i Memorandumit/12:00)
Shkup - Konferenca e gjashtë shkencore ndërkombëtare "Economic and Business Trends Shaping the Future“ (EBTSF-25) në organizim të Fakultetit Ekonomik - Shkup pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi".
______________________________________________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*