• среда, 26 јуни 2024
MIA Paralajmërime MKD

24 qershor 2024

Shkup - Pranim dorëzimi i funksionit të kryeministrit ndërmjet kryetarit teknik të Qeverisë, Talat Xhaferi dhe kryetarit të sapozgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski. Xhaferi dhe Mickoski do të kenë një takim të shkurtër. (Qeveria/10:00, fotoreporterët dhe videografët do të kenë mundësi për inserte nga Pllaja e Qeverisë, si dhe nga takimi, për të cilin përfaqësuesit e mediave duhet të mbërrijnë në Qendrën Mediale më së voni deri në orën 9:00)

Shtip - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të sallës së re sportive "Xhekson" (12:30), do të inspektojë ndërtimin e bulevardit të ri "Ilinden", e më pas së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, do të inspektojë gjendjen e spitalit të Shtipit, pas çka do të jepen deklarata për media.

Shkup - Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai do ta pranoje detyrën nga paraardhësja e tij. (Qeveria e RMV/12:00)

Shkup - Vllado Misajlovski do ta pranoje detyrën e ministrit të Mbrojtjes nga zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga, i cili me kompetencë të plotë e drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes pas verifikimit të mandatit parlamentar të Slavjanka Petrovskës. (Ministria e Mbrojtjes/9:00, ekipet e gazetarlve të mbërrijnë më së voni deri në ora 08:40)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari do ta pranoje detyrën nga paraardhësi i tij. (Ministria e Shëndetësisë/10:30)

Shkup - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 491-të. (Këshilli Gjyqësor/10:00)

Tetovë - Hapje solemne e konferencës shkencore ndërkombëtare me temë "The future of Wester Balkans after the Russian agression on Ukraine - What's next ?". (Universiteti Tetovës, amfiteatri Sevasti dhe Parashqevi Siriazi/ 12:00)

________________________________________________________________________________________________

МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara

Остани поврзан