• сабота, 20 јули 2024
MIA FLESH

9:00/22 shkurt 2023

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Një ditë para fillimit të afatit për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe deputetë, në periudhë prej një ore partitë më të mëdha politike i bënë të ditur kandidatët e tyre për president, të cilët duhet të marrin mbështetje në konventat e partisë në fillim të marsit. Presidenti aktual Stevo Pendarovski mori mbështetjen nga udhëheqësia më e lartë e LSDM-së për mandat të dytë, përderisa kandidatja e vetme e paraqitur në konkursin publik të VMRO-DPMNE-së është profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska Davkova. Pendarovski dhe Siljanovska Davkova ishin kundërkandidatë edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale (rrethi i parë më 21 prill, rrethi i dytë më 5 maj) në vitin 2019, kur në rrethin e dytë fitoi shefi aktual i shtetit. 

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, së bashku me ambasadorë tjerë nga vendet-anëtare të BE-së, sot do të marrin pjesë në ceremoninë e donacioneve në Jurop Haus Veles. Ceremonia e donimit, siç njoftojnë nga Delegacioni i BE-së, është ngjarje përfundimtare e Bazarit humanitar, të cilin e ka organizuar "Dobredojde Macedonia Welcome Centre" në dhjetor të vitit të kaluar, nën patronazhin e ambasadorit Gir. Tim Evropa u përfaqësua nga ambasadat e Bullgarisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Polonisë, Spanjës dhe Suedisë. Në Bazarin morën pjesë edhe partnerë tjerë ndërkombëtarë, siç janë ambasadat e Zvicrës dhe Japonisë, Instituti Konfuçie pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Sekretariati i Rrjetit shëndetësor juglindor dhe konsulli i përgjithshëm i nderit i Mongolisë.

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Shoqata e infermiereve kardiologjike pranë Shoqatës së infermiereve, teknikëve, akushereve dhe infermiereve stomatologjike "Për ne", sot në Veles do të mbahet simpozium i dytë me temë "Perspektiva të reja profesionale në kardiologji". Siç njoftoi Shoqata e intermiereve kardiologjike, në simpozium do të prezantohet rëndësia e implementimit të arritjeve të reja dhe shkathtësive të avancuara, puna ekipore dhe këmbimi i përvojave institucionale.

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për vetëqeverisje lokale dhe për çështje ekonomike, ndërsa dy seanca do të mbajë edhe komisioni ligjvënës-juridik.

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadori i Japonisë, Ocuka Kazuja sot do të nënshkruajë marrëveshje për grante për pesë projekte në kuadër të Programit GGP për grante të reja për nevoja themelore të njeriut dhe siguri të njeriut, me vlerë të përgjithshme prej mbi 300.000 euro.

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdime të pesë seancave plenare edhe atë e 140-s, 138-s, 131-s dhe e seancës së 143-të. Për një pjesë të ligjeve dhe propozimeve të këtyre seancave ka përfunduar debati dhe duhet vetëm të votohet.

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot do të ketë takim me bujqit nga Komuna e Velesit. Nikollovski fillimisht do ta vizitojë digën Lisiçe ku është parashikuar realizimi i projektit për ndërtimin e gazpërçuesit për ujitje të sipërfaqeve bujqësore.

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për vetëqeverisje lokale dhe për çështje ekonomike, ndërsa dy seanca do të mbajë edhe komisioni ligjvënës-juridik.

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për vetëqeverisje lokale dhe për çështje ekonomike, ndërsa dy seanca do të mbajë edhe komisioni ligjvënës-juridik.

Gostivar, 22 shkurt 2024 (MIA) - Lëvizja Demokratike mbrëmë në Gostivar mbajti mbledhjen e Këshillit themelues, ku mes tjerash u diskutua edhe mbi aktualitetin politik, rrjedhimisht edhe rreth përgaditjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit themelues unanimisht autorizuan kryetarin Izet Mexhiti që të zhvillojë bisedimet me partnerët e Koalicionit VLEN për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Prishtinë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Policia e Kosovës kumtoi se mbrëmë në autostradën "Arbën Xhaferi", e cila i lidh kryeqendrën e Kosovës me kufirin me Maqedoninë e Veriut në Han të Elezit, është gjetur trup i pajetë i një gruaje të re, shtetase e huaj, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Uashington, 22 shkurt 2024 (MIA) - Komanda qendrore e forcave të armatosura amerikane (CENTKOM) kumtoi se ka shkatërruar shtatë projektila kundër anije, një raketë-hedhës dhe një dron nga territori në Jemen i kontrolluar nga Huthët. Sipas CENTKOM raketat, hedhësi dhe droni ""paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon". 

Rio de Zhanejro, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Brazilit, Mauro Vieira bëri thirrje për reforma në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e tjera shumëpalëshe, duke e kritikuar paaftësinë e tyre që të parandalojnë konflikte globale. 

Uashington, 22 shkurt 2024 (MIA) - Drejtori i CIA-s Villiam (Bill) Bërns pritet të arrijë nesër në Paris për bisedime me autoritetet e Katarit, Egjiptit dhe Izraelit për përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për lirimin e pengjeve që i mban lëvizja palestineze Hamas në Gazë, njoftoi ueb-faqja informative Aksios, duke cituar dy burime.

Napoli, 22 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi Ernandez e ka komentuar barazimin me Napolin (1:1) në ndeshjen e parë të tetës së finales së Ligës së kampionëve.

"Merituam më mirë. Strategjia jonë funksionoi mirë dhe ishim në avantazh 1:0: Ajo që na ka munguar ka qenë aftësia që të qetësohemi dhe të kontrollojmë ndeshje të vështirë me një rezultat të këtillë. Kundërshtarët tanë kanë shënuar gol me goditjen e parë drejt portës kundërshtare. E tillë është Liga e kampionëve. Duhet ta mbanim topin dhe ta lëviznim lojën nga gjysma e fushës, por në përgjithësi skuadra ime tregoi një lojë të mirë", tha Çavi.

Остани поврзан