• четврток, 25 декември 2025
MIA Flesh

15:00/ 18 dhjetor/ 2025

Shkup - Ministria e Administratës Publike sot promovoi mjetin e avancuar TI për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Reformën e Administratës Publike.  Në ngjaren e organizuar nga Ministria e Administratës Publike, folën ministri Goran Minçev dhe Maja Hanxhisja Trendafilov - drejtoreshë e Shkollës rajonale për Administratë Publike ReSPA. Ministri Minçev, duke prezantuar mundësitë e mjetit të përmirësuar, tha se reformat në administratën publike janë edhe reforma të shtetit. Ngjarja ishte organizuar për t'i informuar të gjitha palët e interesuara (institucionet publike, sektorin privat, komunitetin akademik dhe organizatat e shoqërisë civile) për përdorimin e saj, rëndësinë dhe përfitimet, si dhe për t'i nxitur të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen në bashkëpunim dhe zbatim aktiv. 

Shkup - Në vendin matës Kërçovë dhe Strumicë është tejkaluar pragu i alarmimit të grimcave të pezulluara me madhësi deri 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve radhazi), informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke i'u referuar të dhënave nga Sistemi monitorues automatik shtetëror për cilësinë e ajrit ambiental dhe parashikimit të marrë të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe objektivat afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017).

Shkup - Javën e ardhshme duhet të mbahet mbledhja e Këshillit Ekonomik Social në të cilën pritet të bisedohet edhe për pagën minimale. Nga Qeveria mbesin në qëndrimin se do të pajtohen me zgjidhjen që do ta dakordojnë sindikatat dhe punëdhënësit, ndërsa sektori i biznesit shpreson se do të pranohet propozimi i tyre për lehtësim në pjesën e kontributeve për llogari të rritjes së pagës minimale. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski sot e përsëriti qëndrimin e Qeverisë se do ta respektojnë çdo zgjidhje të marrë me konsensus mes punëdhënësve dhe sindikatave, ndërsa përderisa nuk ka marrëveshje do të vlejë Ligji për pagën minimale përkatësisht rritja do të jetë sipas formulës së njohur mirë.

Shkup - Për të hënën në orën 11 është caktuar seanca e Këshillit të prokurorëve publik në të cilën duhet të caktojë ushtrues detyre të prokurorit publik pasi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski të martën dha dorëheqje të parevokueshme, pas së cilës Kuvendi ditën e njejtë konstatoi ndërprerjen e detyrës së tij. Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së anëtares së Këshillit, Jelena Dogazanska Koleva. Për shkak të mungesës së saj, anëtari i Këshillit prokurori Ermon Neziri propozoi që të shtyhet zgjedhja e u.d. prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi, siç tha, kjo është një çështje e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet me përbërje të plotë u.d. prokurori i përgjithshëm në detyrë. Me këtë propozim të Nezirit ranë dakord të gjithë anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik.

Shkup - Për të hënën në orën 11 është caktuar seanca e Këshillit të prokurorëve publik në të cilën duhet të caktojë ushtrues detyre të prokurorit publik pasi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski të martën dha dorëheqje të parevokueshme, pas së cilës Kuvendi ditën e njejtë konstatoi ndërprerjen e detyrës së tij. Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së anëtares së Këshillit, Jelena Dogazanska Koleva. Për shkak të mungesës së saj, anëtari i Këshillit prokurori Ermon Neziri propozoi që të shtyhet zgjedhja e u.d. prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi, siç tha, kjo është një çështje e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet me përbërje të plotë u.d. prokurori i përgjithshëm në detyrë. Me këtë propozim të Nezirit ranë dakord të gjithë anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se pas kryerjes së një procedure hetimore, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, të cilët akuzohen se kanë kryer vepër penale si bashkëpunëtorë - Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina sipas nenit 230, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Siç thuhet në komunkatë, hetimi ka treguar se në gjatë tetorit, dy të pandehurit, me lëshimin e kryerjes së mbikëqyrjes mbi grumbulimin me transportin dhe me menaxhimin jo të drejtë të mbeturinave kanë mundur të shkaktojnë dëm të madh në cilësinë e tokës, ajrit ose ujit, rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve ose shkatërrimin e botës bimore ose shtazatore në përmasa më të mëdha.   

Shkup – Një grup i ligjeve nga e drejta e punës si Ligji për marrëdhënie pune, Ligji për punësim dhe siguri në rast të papunësisë dhe Ligji për zgjidhje paqësore të kontesteve të punës do të pësojnë ndryshime vitin e ardhshëm. Kompetentët paralajmërojnë vit të reformës gjithëpërfshirëse ligjore në pjesën e të drejtës së punës me çka do të përmirësohet pjesa e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.  Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski sot zbuloi se në fokus janë disa ligje. Paralajmëron se viti 2026 do të jetë vit dinamik në sferën e të drejtës së punës. 

Shkup - Me rastin e 21 dhjetorit - Ditës së mësimit të gjuhës turke, sot në hapësirat e Ministrisë së Marrëdhënieve mes Komuniteteve u mbajt një ceremoni kushtuar rëndësisë së gjuhës amtare dhe rolit të saj në ruajtjen e identiteti kulturor dhe vlerave multikulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Në ngjare fjalim mbajtën zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve mes Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, i cili theksoi rëndësinë e kultivimit dhe promovimit të vazhdueshëm të mësimdhënies në gjuhën amtare, si dhe respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe mbështetjes mes komuniteteve. 

Shkup - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 mera në aksin rrugor Negotinë - Demir Kapi, njofton LAMM.  Në rrugën shtetërore A2 (unaza e Shkupit), po kryhet rehabilitim në një gjatësi prej 250 metrash nga kryqëzimi i Vollkovës deri në kryqëzimin e Kondovës. Është instaluar sinjalistikë përkatëse për mbylljen e korsisë së majtë të tejkalimit. Trafiku po lëviz përgjatë korsisë së lëvizjes (të mesme) dhe korsisë së emergjencës (djathtas).  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. 

Tiranë - Kaos të vërtetë shkaktuan deputetët e opozitës në seancën e sotme plenare në parlamentin shqiptar, madje para se ajo të fillonte, për shkak të së cilës kryetari Niko Peleshi u detyrua ta ndërpriste seancën, e cila më pas vazhdoi në një atmosferë shumë të tensionuar.   Deputetët e opozitës fillimisht u përpoqën me forcë të ulen në vendet e ministrave, duke u përplasur me sigurimin, por një pjesë e tyre megjithatë i zunë vendet e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar. Të tjerët, e bllokuan foltoren e parlamentit, duke hedhur letra ndaj Peleshit, shishe uji dhe objekte të tjera, ndërsa në sallë hodhën edhe bomba tymi. Pas ndërprerjes së shkurtër, në një atmosferë të tensionuar vazhdoi seanca, ku deputetët e shumicës qeverisëse miratuan rendin e ditës dhe disa projekte ligjesh pa diskutim. Në një atmosferë të tillë dha betimin edhe Avokati i Popullit, Endri Shabani, i cili ishte zgjedhur në seancën e mëparshme vetëm me votat e shumicës.

Vatikan - Papa Leoni i Katërmbëdhjetë sot i ka dënuar liderët politikë, të cilët i referohen bindjeve fetare për t'i justifikuar konfliktet ose politikat e tyre nacionaliste, duke e quajtur këtë një formë blasfemie dhe mëkati serioz të mosrespektimit ose ofendimit ndaj Zotit. Leoni i Katërmbëdhjetë, papa i parë nga SHBA-ja, nuk përmendi liderë konkretë në mesazhin e tij të publikuar në vigjilje të Ditës botërore të paqes së Kishës katolike më 1 janar, por bëri thirrje që besimtarët të kundërshtojnë çdo keqpërdorim të këtillë të fesë. "Për fat të keq shfrytëzohet gjuha e besimikt në betejat politike, bekohet nacionalizmi dhe justifkohet dhuna dhe lufta e paarmatosur në emër të religjionit", tha papa.

Moskë - Kremlini sot njoftoi se Rusia po përgatitet për kontakte me SHBA-në për të marrë detaje për bisedat e tyre me forcat evropiane dhe Ukrainën për marrëveshje eventuale për armëpushim në Ukrainë. Paraprakisht, edicioni amerikan Politiko publikoi se pritet që përfaqësuesit amerikan dhe rus të takohen në Majami gjatë fundjavës dhe se delegacioni rus do ta përfshijë edhe përfaqësuesin e presidentit rus Vladimir Putin për investime, Kiril Dmitriev. Kur u pyet për raportet mediatike për mbledhjen në Majami, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, u tha gazetarëve se janë planifikuar kontakte me SHBA-në.

Berlin - Sipas një studimi të ri, në mesin e shekullit 14 një erupsion i panjohur vullkanik ka krijuar kushte për përhapje të murtajës në Evropë. Me shkaktimin e një periudhe më të ftohtë në Mesdhe, erupcioni krijoi domino-efekt që çoi drejt shkatërrimit të prodhimeve bujqësore, për ç'shkak tregtarët ishin të detyruar të importojnë grurë përmes Detit të Zi, e me atë edhe ta përhapin murtajën bubonike. Kjo murtajë, e quajtur "Vdekja e zezë" është përhapur nëpër Evropë në vitin 1347 duke i goditur portet italiane. Në vitet e ardhshme, sëmundja u përhap në tërë kontinentin, duke shkaktuar vdekjen mes 30 dhe 60 për qind të popullatës, transmeton "RTS". Historiani Martin Bau, nga Instituti për histori dhe kulturë të Evropës Lindore në Lajbnic, Gjermani, e parashtron pyetjen: Si dhe pse "Vdekja e zezë" arriti madje deri në itali përmes Detit të Zi, dhe mu në atë moment?

Moskë - Ministria e Punëve të Jashtme ruse sot shfyqi shpresë se administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, nuk do të bëjë "gabim fatal" me Venezuelën. "Shpresojmë që administrata e Donald Trampit, e cila karakterizohet me qasje racionale dhe pragmatike, nuk do të bëjë gabim fatal", kumtoi ministria, duke shprehur shqetësimin e Moskës në lidhje me vendimet e SHBA-së për të cilën Rusia thotë se kërcënojnë transportin detar ndërkombëtar. Ministria theksoi se Venezuela është një vend mik për Rusinë dhe shfaqi shpresë se SHBA-ja nuk do të përfshiheshin në një situatë që do të kishte "pasoja të paparashikuara për të gjithë hemisferën perëndimore". 

Bruksel - Policia belge përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë bujqit e dhunshëm, të cilët në kuadër të protestave të sotme bujqësore në Bruksel me traktorë bllokuan sheshin "Luksemburg" para Parlamentin Evropian.  Siç njoftuan nga mediat belge, deri te incidenti erdhi kur një pjesë e protestuesve filluan të hidhnin me gurë, fishekzjarre, objekte të tjera të forta, si dhe produkte bujqësore, të tilla si patate dhe panxhar, drej policëve dhe drejt ndërtesës së Parlamentit, me qëllim që të thyenin bllokadat e policisë.  Policia kumtoi se në provokime të tilla policët iu përgjigjën duke përdorur topa uji, ndërsa pastaj duke hedhur dhe gaz lotsjellës.

Остани поврзан