12:00/16 nëntor/2026
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Bruksel realizoi takim me Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore pranë Komisionit Evropian. Në fokusi të bisedimeve, siç shkroi Mickoski në një postim në Fejsbuk, ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë, përparimi në proceset reformuese dhe hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shkup - Në mbledhjen e sotme të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet do të vazhdojë shqyrtimi i propozim-buxhetit për vitin 2027, në lexim të dytë. Debati në Komisionin për buxhet zgjatë 10 ditë, ndërsa filloi tëp premten. Nga dhjetë ditë, më së shumti katër ditë janë për shqyrtim të përjgithshëm dhe gjashtë ditë për amandamente. Për propozim-buxhetin janë parashtruar mbi 300 amandamente nga propozues të autorizuar.
Shkup - Me qëllim të gjetjes së një pronari të ri dhe krijimit të kushteve për vazhdimin e funksionimit të qëndrueshëm të "Bankës Alta" SHA Manastir, Banka Popullore ka shpallur procedurën për shitjen e paketës dominuese të aksioneve në Bankë. Bëhet fjalë për 372.742 aksione të zakonshme, përkatësisht 95,336 për qind të numrit të përgjithshëm të aksioneve, në pronësi të "Bankës Alta" SHA Beograd - në falimentim.
Shkup - Iskra Hashi Vasileva edhe zyrtarisht e mori postin e shefes së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Shkup nga shefi i deritanishëm Islam Abazi, me pranim-dorëzim të detyrës në ambientet e PTHP NKOK. Pas pranim-dorëzimit Haxhi Vasileva dhe Abazi do të kenë takim me prokurorin publik Nenad Saveski.
Shkup - Nëpunës policorë të NJPB Negotinë dje e kanë privuar nga liria D.D. (45) nga fshati Dubrovë, rrethina e Negotinës dhe B.M. (26) nga Negotina. MPB njofton se sipas urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Kavadarit, janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse të tyre, me ç'ast në shtëpinë e D.D. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa në shtëpinë e B.M. janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një lëndë pluhurore e bardhë, para dhe letra mbështjellëse (rizlla).
Shkup - Me interpretimin e veprave "Now We Are Free", "The Ecstasy of Gold", "Barcelona" dhe "Hijo de la luna", në Filarmoninë e Maqedonisë do të mbahet koncerti "Flowers Symphony 2", i cili do të bashkojë muzikë nga filmi, opera dhe skena pop në një botim simfonik. Në skenë do të performojnë Orkestra DIVA në përbërje simfonike dhe kori i përzier i qytetit "Baltepe", nën dirigjimin e Vladimir Dimovskit.
Shkup - Në objektin Çifte hamam pranë Galerisë nacionale do të hapet ekspozita e pavarur "The Art of Distance" ("Arti i distancës") në piktores akademike Dita Starova Qerimi, në të cilën do të prezantohen 20 piktiura të reja. Ekspozita përfqëson një cikël të ri autorial dedikuar hulumtimit të raportit mes afërsisë dhe distancës, pranisë dhe mungesës, si dhe qëndrueshmërisë së lidhjeve njerëzore dhe emocionale.
Shkup - Është paraqitur kallëzim penal kundër dhunuesit nga Ohri, i cili e ka rrahur të dashurën e tij dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. "SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.K. (31) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale "lëndim i rëndë trupor", sipas nenit 131, paragrafi 3 të Kodit Penal. Më 15 nëntor, rreth orës 02:00, pas një grindjeje paraprake që kishte filluar në shtëpinë e tij dhe kishte vazhduar në automjetin e tij, i kallëzuari në automjet e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij 26-vjeçare nga rrethina e Ohrit. Pasi e ka ndaluar automjetin, ka vazhduar me sulmin, me ç’rast vajza ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar, pas çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, e më pas edhe në spitalin "Shën Erazmo" në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore", informojnë nga MPB-ja.
Shkup - NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm në kryeqytet, sipas të cilit të gjitha mostrat e analizuara janë në përputhje me standardet e përcaktuara. Në periudhën nga 9 deri 13 nëntor 2026, Sektori për kontroll sanitar mori gjithsej 400 mostra të ujit të pijshëm nga 51 vende matëse në territorin e Qytetit të Shkupit. Nga numri i përgjithshëm i mostrave, 200 ishin të destinuara për analiza fiziko-kimike, ndërsa 200 për analiza mikro-biologjike.
Sarajevë - Anëtarët e sapozgjedhur të Presidencës së BeH-së, Zhelko Cvijanoviq, Denis Bekiroviq dhe Dafriana Filipoviq, sot zyrtarisht do ta ndërmarrin detyrën në seancë konstititutive në Sarajevë, e cila fillon në ora 16, me çka do të fillojë mandati i tyre katërvjeçar nga viti 2026 deri në vitin 2030. Në seancën konstitutive të anëtarëve të Presidencës do t'u dorëzohen certifikata, me çka do të japin dhe nënshkruajnë deklafratë solemne, konform Rregullores për punën e Presidencës së BeH-së.
Lubjanë - Në zgjedhjet lokale që u mbajtënm dje në Slloveni, sipas rezultatev e preliminare në bazë të pothuajse 100 për qind të votave të numëruara, në rrethin e parë janë zgjehdur kryetarët e 167 nga gjithsej 212 komuna, përderisa në 45 komuna dhe qytete, mes të cilave edhe Lubjanë dhe Maribor, do të mbahet rrethi i dytë në të cilin do marrin pjesë nga dy kandidatë të cilët fituan më së shumti vota. Në Lubjanë në rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale, më 29 nëntor, do të marrin pjesë kryetari shumëvjeçar i qytetit, Zoran jJnkoviq, i cilio doli në zgjedhje me Listën e tij të pavarur, dhe kandidati i partisë E Majta, Lluka Mesec, transmeton RTV Sllovenia.
Vjenë - Zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski, ndodhet për vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku merr pjesë në forumin e 23-të ekonomik të Vjenës. Edicioni i këtij viti të Forumit mbahet nën moton "Dialogu vjenez për të ardhmen 2026 - vizion i përbashkët për të ardhme të përbashkët, sfida strategjike", me fokus në bashkëpunimin rajonal ekonomik, integrimin evropian dhe sfidat strategjike.
Bangkok - Njëmbëdhjetë persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu herët mëngjes në një kompleks afarist në ishullin turistik tajlandez Puket, raportuan mediat lokale. Pesë ndërtesa afariste dhe banesore u përfshinë nga flakët në qendrën turistike të Patongut, ku janë lënduar 16 persona të tjerë, raportoi gazeta "Bangkok Post" (Bangkok Post), duke cituar organet kompetente. Mes viktimave ka tetë gra dhe tre burra, thuhet në raport.
Hjuston - Një analizë e re e të dhënave të përdorura për krijimin e imazhit të parë të një vrime të zezë në vitin 2019, çoi në të njëjtin rezultat - formën karakteristike të një unaze të ndritshme. Në vitin 2019, bashkëpunimi i quajtur "Teleskopi i horizontit të ngjarjeve" (Event Horizon Telescope – EHT) mahniti botën me publikimin e fotografisë së parë të një vrime të zezë. Megjithatë, disa shkencëtarë mbetën skeptikë, duke pretenduar se forma rrethore e dukshme në imazh mund të ishte një artefakt, përkatësisht pasojë e teknikave që ekipi kishte përdorur për rindërtimin e tij. Fizikanët tani aplikuan një algoritëm për kombinimin e matjeve teleskopike të vrimës së zezë, duke përdorur një metodë që dallon nga ajo e analizës fillestare, transmeton "RTS".
Uashington - Ekonomia e Iranit po përballet me një nga "kolapset më të shpejta në histori", ndërsa sanksionet amerikane shtrëngohen, deklaroi ministri amerikan i Financave Skot Besent. Besent për "Foks njuz" deklaroi se pret që ekonomia e Iranit të ulet për 25 për qind midis marsit të vitit 2026 dhe marsit të vitit 2027. "Ky është izolimi më i madh ekonomik në historinë e botës kundër një vendi", tha ai.
Madrid - Anglia e mposhti Spanjën me 3:2 mbrëmë në xhiron e gjashtë të fazës grupore të Ligës së kombeve të UEAF-së Divizioni A. Ndeshja u luajt në Madrid. Hari Kejn shënoi gol për mysafirët me penallti në minutën e 45-të, pas çka shënuan Ezri Konsa në minutën e 53-të dhe Ben Uajt në minutën e 57-të. Anglia mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 63-të, ndërsa Eliot Anderson mori karton të drejtpërdrejtë të kuq.