• петок, 20 ноември 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 18 nëntor 2026

Shkup - Me marrjen në pyetje të ekspertes, Anita Popovska, nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit të parë Artan Grubi, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi procedura dëshmuese për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilën përveç Grubit, i akuzuar është Grubi, është i akuzuar ish drejtori i SHA Lotaria Shtetërore, Përparim Bajrami, dhe edhe gjashtë persona. Pyetjet nga avokati i Grubit, avokati Vladimir Donevski, kishin të bënin me kompetencat e Byrosë për Furnizime Publike dhe Ministrisë së Financave në procedurat në lidhje me furnizimin e terminalit të videove të lotarisë. 

Shkup - Kuvendi në seancën e sotme të 130-të, miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtimin dhe ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore.Kuvendi emëron Ana Vitkovën si anëtare të Komisionit rregullator për shërbimet energjetike, ujit dhe menaxhimit të mbeturinave komunale. Anëtarit aktual Lirim Sulejmani i mbaron mandati si anëtar i Komisionit Rregullator.

Shkup - Sot, Ministria e Financave publikoi Prospektin për emetimin e fletobligacionit të ri të qytetarëve. Bëhet fjalë për emetimin e katërt të fletobligacionit të qytetarëve, me afat maturimi prej 2 vjetësh dhe normë interesi prej 4.6% në nivel vjetor.Siç thekson MF, fletobligacionet e qytetarëve mund të regjistrohen në degët e bankave afariste në vend deri më 1 dhjetor të vitit aktual 2026, ndërsa ankandi është caktuar të mbahet më 3 dhjetor 2026.

Shkup - Në Universitetin e Tetovës u mbajt ceremonia solemne e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar, i cili këtë vit zhvillohet me temën “From Research to Application” – “Nga kërkimi shkencor në zbatim praktik”. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve, profesorë dhe studiues, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe arritjeve më të fundit shkencore.

Athinë - I hedhim poshtë si plotësisht të pabazuara pretendimet e disa mediave, të cilat ia atribuojnë një plan të supozuar terrorist faktorëve të lidhur me Iranin", kumtoi përmes Iks--it  nga zyra e shtypit e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Athinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ata shtuan se “këto akuza të pambështetura janë pjesë e fushatës klishe të regjimit izraelit dhe mekanizmave të tij të propagandës dhe luftës psikologjike për të diskredituar Iranin” dhe nuk kanë “vlerë apo besueshmëri”.

Madrid – Më shumë se 10 shkolla në rajonin autonom Galicia, në veriperëndim të Spanjës, janë evakuuar sot pasi kanë marrë kërcënime për vendosjen e bombave përmes postës elektronike, njoftoi policia spanjolle.Një zëdhënës i policisë shtoi se kërcënimet u janë dërguar drejtpërdrejt shkollave, por nuk zbuloi përmbajtjen e tyre.

Gazë – Dëshmitarët okularë pretendojnë se tanket izraelite sot kanë hyrë në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj po godasin infrastrukturën e Hamasit jashtë zonave që aktualisht janë nën kontrollin izraelit në enklavë.