MIA Flesh
- Shkup - Komisioni për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për propozim-buxhetin për vitin 2027. Gjatë tre ditëve të kaluara të mbledhjes shumica në pushtet dhe opozita paraqitën qëndrime të ndryshme rreth projeksioneve të parapara të arkës shtetërore. Për VMRO-DPMNE-në propozim-buxheti paraqet vazhdim të konsolidimit fiskal, mirëmbajtje e stabilitetit të financave publike, krijim të kushteve për rritje ekonomike dhe realizim të investimeve zhvillimore, ndërsa për LSDM-në - dokument pa vizion, që nuk ofron llogaridhënie, as zhvillim.
09:00/19 nëntor/2026
Shkup - Komisioni për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për propozim-buxhetin për vitin 2027. Gjatë tre ditëve të kaluara të mbledhjes shumica në pushtet dhe opozita paraqitën qëndrime të ndryshme rreth projeksioneve të parapara të arkës shtetërore. Për VMRO-DPMNE-në propozim-buxheti paraqet vazhdim të konsolidimit fiskal, mirëmbajtje e stabilitetit të financave publike, krijim të kushteve për rritje ekonomike dhe realizim të investimeve zhvillimore, ndërsa për LSDM-në - dokument pa vizion, që nuk ofron llogaridhënie, as zhvillim.
Shkup - Komisari i lartë për pakica kombëtare i OSBE-së, Kristof Kamp sot do ta vizitojë Kuvendin e RMV-së. Siç është paralajmëruar, Kamp do të mbajë takim me Komitetin për marrëdhënie mes bashkësive. Takimi është caktuar për në orën 15:30, në sallën e Komisionit kushtetues.
Shkup - AHK Maqedonia e Veriut në bashkëpunim me Shoqërinë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) sot organizon ngjarje informative për kornizën e re ligjore për angazhimin e personave për punë sezonale, të përkohshme dhe të rastit, si dhe për platformën e re digjitale për paraqitje elektornike dhe çlajmërim të punëtorëve.
Shkup - Inteligjenca artificiale në gjyqësor, mundësitë e saj për avancimin e efikasitetit të procedurave gjyqësore, por edhe sfidat e lidhura me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transparencën dhe llogaridhënien, do të jenë në fokus të debatit "Inteligjenca artificiale në gjyqësor: mundësi dhe sfida?", që do të mbahet sot në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup.
Shkup - Ndikimi i inteligjencës artificiale dhe paraqitja e profesioneve të reja ndaj arsimit, shkathtësive dhe karrierave të ardhshme do të jenë në fokus të FutureX Summit 2026, i cili do të mbahet sot në Shtëpinë Evropiane në Shkup. Ngjarja është në organizim të Institutit për studime të komunikimit (IKS), me pjesëmarrjen e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar nga fusha e arsimit, biznesit dhe inovacioneve.
Shkup - Me rastin e 80 viteve të themelimit, Instituti për histori pranë Fakultetit filozofik në Shkup organizon konferencë dyditore ndërkombëtare shkencore me temë "Nga rrëfimet nacionaliste deri te historitë e ndërthurura". Konferenca do të jetë e hapur sot në Fakultetin filozofik me fjalime hyrëse të ministres së Arsimit dhe Shkencës dhe profesorët Dalibor Jovanovski dhe Oliver Bakreski.
Shkup - Pa energji elektrike gjatë ditës do të jenë disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Petrovec dhe Sopishte, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Shkup, duke u thirrur në informacione nga SH.A. "EVN Maqedoni". Sipas paralajmërimeve, pa energji elektrike do të jenë konumatorët e rrugës Petrovec - përballë fshatit Rzhanichinë 4 nga ora 8:00 deri në orën 15:00 në Komunën e Petrovec.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme në disa vende me reshje të përkohshme të shiut. Në pjesët perëndimore reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 15l/m2). Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa në disa vende në pjesët perëndimore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor (mbi 80 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 22 gradë.
Londër - Pothuajse çdo i katërti fëmijë në botë jeton në zona lufte ose konflikti, që është nivel rekord, citohet në raportin e organizatës "Shpëtoni fëmijët" (Save the children). Sipas raportit me titull "Stop luftës kundër fëmijëve" (Stop the war on Chindren), vitin e kaluar rreth 589 milionë fëmijë në botë kanë jetuar në zona të konflikteve.
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, shfaqi shpresë se presidenti amerikan Donald Tramp dhe ai kinez Shi Xhinping do të kryejnë shtypje ndaj presidentit rus Vladimir Putin ta ndërpresë luftën në Ukrainë, duke vlerësuar se SHBA-ja dhe Kina kanë ndikim të mjaftueshëm për këtë.
Pekin - Presidenti i SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp, dhe Vladimir Putin, mbajtën një takim dypalësh në Shenzhen të Kinës. "Kemi një marrëdhënie të mrekullueshme për shumë vite. Njihemi një kohë të gjatë dhe mendoj se nga kjo shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin ose të paktën të jenë fillimi. Në fakt, besoj se do të dalin nga kjo", tha Trampi. Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi se Putini e falënderoi Trampin në anglisht.
Shenzhen - Presidenti amerikan Donald Tramp dhe presidenti kinez Shji Xhinping e përfunduan takimin dypalësh në Kinë pas vetëm 13 minutave, publikuan mediat amerikane. Temat kryesore të bisedave kanë qenë çështjet ekonomike dhe të sigurisë. Tramp deklaroi se mbrëmjen e kaluar, gjatë darkës solemne, është ulur pranë Shji Xhinping dhe se kanë diskutuar dy orë.
Pekin - Kryeministrja e Japonisë Sanae Takaiçi mbrëmë në margjinat e samitit për Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEK) në Shenzhen u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Ky është takimi i tyre i parë që nga përkeqësimi i fundit i marrëdhënieve midis Tokios dhe Moskës.
Pekin - Lufta në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit midis presidentëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Donald Tramp, deklaroi Jurij Ushakov. "Mund të thuhet se Ukraina ishte tema kryesore", theksoi ndihmësi i Putinit, duke shtuar se presidenti rus pas takimit ka qenë i "disponuar shkëlqyeshën".
Trampi në fillim të takimit e quajti Putinin "miku im" dhe vlerësoi "marrëdhënien e tyre të shkëlqyer".
Teheran - Marina iraniane mbrëmë vonë ka raportuar për shpërthime të tre tankerëve në lindje të Ngushticës së Hormuzit, transmetojnë agjencitë, informacione të publikuara në mediat shtetërore iraniane. Sipas Teheranit, tre tankerët për naftë kanë hasur në mina nënujore dhe janë përfshirë në flakë.
Sevastopol - Qarkullimi nëpër urën e Krimesë është ndërprerë përkohësisht pas sulmit të ri ndaj objektit, kumtoi përfaqësuesi rus i emëruar për guvernator të Krimesë, Sergej Aksonjov, duke shtuar se në rrjedhë është vlerësimi i dëmit të shkaktuar. "Pas sulmit të ri ndaj urës së Krimesë, komunikacioni është ndërprerë përkohësisht. Të gjitha shërbimet kompetente ndodhen në terren. Në rrjedhë është vlerësimi i dëmit të shkaktuar", shkroi Aksonjov në profilin e tij në Telegram.