• вторник, 23 јули 2024
MIA Flesh

15:00/23 shkurt/2024

Shkup - Nënkryetari dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, në konferencën e sotme për shtyp informoi se partia e tij ka filluar me grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatin për president Bujar Osmani. Ai theksoi se kushti i BDI-së për koalicion do të jetë ndryshimi i Kushtetutës dhe presidenti të zgjidhet në Kuvend.

Shkup - Nënkryetari dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot deklaroi se presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka bërë gabim të madh me mosnënshkrimin e dekretit për Ligjin për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese. Potencoi se ai me këtë i mbron Asociacionin e kazinove dhe të bastoreve. Ademi pret në seancë plenare të caktuar për më 28 shkurt, që të votohet Ligji në lexim të tretë.

Shkup - Çështja e apanazhit është diçka që nuk mund të komentohet, është zgjidhje ligjore. Gjithashtu u konfirmua se akuzat e opozitës se kam biznese dhe kompani të mia janë të rrejshme, tha kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski. 

Shkup - Mersiha Smailoviq, e mbështetur nga Lidhja demokratike e boshnjakëve (LDB), është kandidate për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zgjedhjet Presidenciale 2024. Ajo vjen nga sektori privat dhe është i njohur për publikun si aktiviste civile në luftën për të drejtat e njeriut. Në konferencën për shtyp ku u promovua kandidatura e saj, ajo tha se megjithëse është hera e parë që komuniteti boshnjak ka kandidatin e tij presidencial, përkatësia e saj etnike nuk e përcakton atë në një kontekst politik dhe programi dhe angazhimet e saj do të jenë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët në shoqërinë tonë multietnike dhe se fokusi i fushatës do të jetë tek të gjithë qytetarët e vendit.

Shkup - Sipas nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ideja që e promovojnë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, është "ide me të cilën dëshirojnë të sundojnë përjetshëm". "Në mënyrë titullare, funksisoni më i lartë në shtet, është presidenti i shtetit, tek ne e dini se fuqia ekzekutive është tek qeveria dhe kryeministri, por, në mënyrë titullare presidenti është funksioni numër një në shtet dhe duhet të zgjedhjet në zgjedhje, sepse ai është kulmi i demokracisë, ashtu bëjnë shtetet më demokratike në botë", deklaroi ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ceket në kumtesën nga Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri ështl takuar sot me kryetarët e Shoqatës për Fibrozë Cistike (SHFC), Aleksandar Stamboliski dhe Elmir Sejfullai, si dhe me anëtaren e Shoqatës, Ivana Atanasoska, ku kanë diskutuar për gjendjen e pacientëve me fibrozë cistike, për trajtimin dhe mjekimin me Trikafta, por edhe për hapat konkretë të radhës që duhet të ndërmerren për përmirësimin e jetës së këtij grupi pacientësh. Demiri theksoi se Ministria dhe Shoqata kanë një bashkëpunim të suksesshëm që rezulton në cilësi më të mirë të jetës së pacientëve.

Shkup - Shoqata Jetë me sfida dhe Shoqata e Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme Familjare fillojnë fushatë për diagnostikim më të mirë dhe të hershëm të sëmundjeve të rralla. Vesna Aleksovska, kryetare e Shoqatës Jetë me sfida tha se diagnoza e hershme nuk është asgjë pa terapinë e hershme. "Shumë pacientë udhëtojnë deri në Shkup për ilaçe, ne kërkojmë decentralizim. Ka shumë sfida", tha ajo në konferencën e sotme për media. 

Shkup - Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nga mesnata do të ulet për 2.00 dinarë dhe një litër do të kushtojë 78.50 dinarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe Mazutit  M-1 NS nuk ndryshohen.

Shkup - Me rastin e Ditës Botërore të Cicëronëve Turistikë, Asociacioni i Cicëronëve dhe Shoqëruesve Turistikë të Maqedonisë të shtunën organizon shëtitje falas në qytetin e Shkupit.  Nga Asociacioni informojnë se shëtitja do të mbahet në dy termine me fillim në orën 12 dhe në orën 13 me pikë të nisjes para shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë. 

Tetovë - Rektori i UT-së, prof. dr. Jusuf Zejneli, gjatë ditës së sotme priti në një takim pune Ministrin e Shëndetësisë Ilir Demiri. Fillimisht Rektori prof.dr. Jusuf Zejneli e përgëzoi Ministrin për detyrën e re. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij që në mes Universitetit të Tetovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të thellohet bashkëpunimi në interes të përbashkët për të dy institucionet. Universiteti i Tetovës deri tani ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me Ilir Demiri, i cili më herët ka mbajtur funksionin e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës.

Shtip - Të gjithë transportuesve që kryejnë veprimtari transportuese dhe posedojnë certifikata për shoferë profesional, në periudhën e ardhshme u mundësohet nëpërmjet korsisë së shpejtë të mund t'i zëvendësojnë dokumentet e tyre të udhëtimit, theksoi sot në Shtip, ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë teknike, Bllagoj Boçvarski i cili mbajti takim me përfaqësuesit e firmave transportuese në rajonin lindor. 

Tiranë - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni përshëndeti miratimin e protokollit për bashkëpunim me Shqipërinë në fushën e migracionit, duke falënderuar “kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”. “Parlamenti i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Faleminderit kryeministrit Edi Rama, institucioneve dhe popullit shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Meloni në publikimin në rrjetet sociale.

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për "pastrimin e mbetjeve të FETO-s në Shqipëri", u përgjigj se në "Shqipëri janë mbyllur dhe do të mbyllen institucionet që nuk janë në përputhje me ligjet e shtetit". "Në bazë të ligjeve dhe rregullave të Republikës së Shqipërisë, institucionet që mund t'i quani ashtu ose kështu janë mbyllur. Do të thotë janë mbyllur të gjitha institucionet që nuk ishin në pajtim me ligjin e Shqipërisë ndërsa do të mbyllen edhe ato që nuk janë në pajtim me askënd, pa dallim se kush është në mbrojtjen e tyre ose u japin etiketa të caktuara", ka thënë Rama.

Beograd - Fëmijët që mësojnë në shkollën fillore “Vlladislav Ribnikar” sot janë lëshuar në shtëpi pasi në çantën e njërit prej fëmijëve me gjasë është gjetur një thikë, transmeton N1. Në porosinë në viber drejtuar prindërve thuhet se do të marrin informacione më të detajuara më vonë, ndërsa prindërit më pas morën porosi se nuk do të vazhdojë mësimi deri në fund të ditës.

Athinë - Përmes thirrjeve telefonike në katër televizione greke pak para orës 11 të mëngjesit të sotëm, një person i panjohur ose disa persona kanë paralajmëruar për bomba të vendosura në katër lokacione të ndryshme në Athinë, gjegjësisht në parlamentin grek dhe në ambasada e SHBA-së, Izraelit dhe Egjiptit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Në të gjitha të katër thirrjet mesazhi ka qenë se bombat do të shpërthjenë në ora 11.30, me çka menjëherë është aktivizuar alarmi në policinë greke.

Athinë - Në pjesën detare, 50 milje në jug të ishullit grek Kretë, sot në mëngjes ishin zbuluar dhe shpëtuar 85 emigrantë, njoftuan nga shërbimi bregdetar i Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Një anije cisternë e cila gjendej në afërsi i ka marrë emigrantët, të cilët pastaj ishin dërguar në ishull. 

Varshavë - Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen konfirmoi se Brukseli do të vazhdojë me zhbllokimin e mjeteve për rimëkëmbje nga koronavirusi për Poloninë. Paratë ishin mbajtur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes BE-së dhe ish qeverisë së atij vendi. Fon der Lajen njoftoi se javën e ardhshme do të ketë dy vendime për fondet e Bashkimit Evropian për Poloninë me të cilat do të zhbllokohet vlerë e përgjithshme deri 137 miliardë euro.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot i miratoi sanksionet e reja kundër Rusisë, të cilat fillimisht u miratuan pardje, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell. Listës së të sanksionuarve iu shtua edhe ministri rus i Mbrojtjes. Në kumtesën u prezantuan detaje për përmbajtjen e sanksioneve, të cilat parashikojnë kufizime shtesë në aksesin e Rusisë në teknologjinë ushtarake, përfshirë edhe dronët dhe pjesët e tyre, dhe shtimin e 106 personave dhe 88 organizatave të tjera në listat e sanksioneve. Kështu, numri i të përfshirëve në listë arrin në mbi 2000", theksohet në kumtesën.

Bruksel - Në prag të përvjetorit të dytë të pushtimit rus ndaj Ukrainës, që filloi më 24 shkurt të vitit 2022, Këshilli i BE-së ka miratuar pakon e 13-të me radhë të masave restriktive ndaj personave fizikë dhe juridikë "përgjegjës për agresionin ushtarak të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar" nga ana e Rusisë. Siç informon korrespondeti i MIA-s nga Brukseli, me sanksionet e reja janë përfshirë 106 individë dhe 88 subjekte përgjegjëse për aktivitete për minim ose rrezikim të integritetit, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se vendet anëtare të Aleancës janë të përkushtuara të bëjnë më shumë që t'i sigurojnë fitore Ukrainës. Ai në intervistë për Radion Evropa e Lirë theksoi se Aleanca Veri-Atlantike "dukshëm e ka ndryshuar" qëndrimin e saj për sigurimin e armëve më të avancuara për siguri për Kievin. 

Paris - Delegacioni izraelit i udhëhequr nga shefi i Mosadit sot udhëton drejt Parisit me shpresë se do t'i "zhbllokojë" negociatat për një armëpushim të ri me palestinezët islamik të Hamasit në Rripin e Gazës, raportoi "Tajms of Izrael". Shefi i Mosadit (shërbimi izraelit për siguri të jashtme) Dejvid Barnea dhe shefi i Shin Bet (shërbimi për siguri të brendshme) Ronen Bar sot do të arrijë për bisedime në Paris. Portali i lajmeve Aksios raportoi dje se drejtori i CIA-s, Uiliam (Bill) Bërns pritet të arrijë në Paris për bisedime me autoritetet e Katarit, Egjiptit dhe Izraelit si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje në kuadër të përpjekjeve që të arrihet lirimi i pengjeve të cilat mbahen nga lëvizja radikaliste palestineze Hamas në Gaza.

Vjenë - Gjykata në Vjenë sot do të shqiptojë aktvendim për ish kancelarin austriak Sebastian Kurc i cili akuzohet për deklarata të rreme gjatë një hetimi parlamentar për korrupsionin e dyshuar në Qeverinë e tij të parë. Kurc, dikur një yll në ngritje midis konservatorëve në Evropë dha dorëheqje në vitin 2021 pas hapjes së një hetimi të veçantë të korrupsionit dhe që atëherë është larguar nga politika. Por partia e tij Popullore austriake (PPA) ende udhëheq Qeverinë me kancelarin aktual Karl Nojhamer. Partia po përballet me zgjedhje nacionale këtë vit dhe sipas anketave po përballet me rejting të ulët.

Stokholm - Një stuhi e madhe e përcjellë me shi ka goditur Skandinavinë, duke shkaktuar përmbytje në jug të Norvegjisë, ndërsa në Geteborg, Suedi, trafiku hekurudhor është në ndërprerje pasi në stuhi sot është dëmtuar stacioni kryesor hekurudhor, ndërsa mijëra njerëz në perëndim të vendin kanë mbetur pa rrymë. Stuhia e fortë e ka shkatërruar çatinë e stacionit kryesor hekurudhor në Geteborg, që shkaktoi ndërpretje të trafikut hekurudhor, ndërsa të lënduar nuk ka, njoftojnë mediat suedeze.

Jerevan - Armenia ka ngrirë anëtarësimin në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (OTSK) të udhëhequr nga Rusia, sepse kjo aleancë e tradhtoi vendin, deklaroi kryeministri Nikol Pashinjan.  Pashinjani, gjithashtu, tha se Azerbajxhani, vendi me të cilin Armenia ka luftuar dy luftëra në tre dekadat e fundit, nuk po u përmbahet parimeve të nevojshme për lidhjen e marrëveshjes afatgjatë të paqes dhe theksoi se Azerbajxhani po përgatitet të kryejë një sulm të ri. 

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden sot publikoi se Uashingtoni do të vendosë mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë, në një moment kur SHBA-ja po përpiqet të rrisë presionin ndaj Moskës për luftën e saj në Ukrainë. SHBA-ja, gjithashtu, do të vendosë kufizime të reja eksporti për gati 100 subjekte për mbështetjen e Rusisë dhe do të ndërmarrin veprime për të reduktuar shtesë të ardhurat e Rusisë nga energjia, tha Bajden në deklaratën.

Liverpul - Menaxheri legjendar i Arsenalit, Arsen Venger, beson se Jirgen Klop nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjen e pasuesit të tij në Liverpull. Eksperti gjerman tashmë ka përjashtuar mundësinë e dhënies së ndonjë këshille për “të kuqët” se kush do ta pasojë atë në "Enfild".

Nion - Në hapësirat e UEFA-s në Nion është hedhur shorti për fazën e 1/16-të të Ligës së Evropës. Në dukje, ndoshta më atraktive janë ndeshjet mes Romës dhe Brajtonit dhe Freiburgut dhe Uest Hemit. Rivalët e përjetshëm të Pragës, Sparta dhe Sllavia nuk patën fat kur për kundërshtarë dolën të jenë Liverpuli dhe Milani, që praktikisht në momentin e fundit shmangën “dyluftim” me Bajer Leverkusenin.

Остани поврзан