• четврток, 05 март 2026
MIA Flesh

09:00 / 5 mars / 2025

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës. Në rend të ditës së Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve është Përcaktimi i propozim-listës për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor që do ta zgjedh Kuvendi. Me datë 26-të të muajit të kaluar para Komisionit janë prezantuar gjashtë kandidatë për kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet pash Shpalljes për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor që do ta zgjedh Kuvendi. Anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor do të zgjidhet përmes, Arbër Isakut, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çejle, Gostivar, Sabedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Raven, Gostivar, Fadil Xhelil, magjistër i drejtësisë me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çegran, Gostivar, Svetlana Popova, magjistre e drejtësisë me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shtipi dhe Sejfula Osmani, doktor i drejtësisë me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gradeci, Vrapçisht.

Shkup - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria publike, sot në gjykatë në "Idrizovë" vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. Në seancën paraprake para Gjykatës dëshmuan anëtarë të grupit DNK dhe mysafirë të mbijetuar në diskotekë, të cilët i kanë përshkruar ngjarjet e natës më 16 mars vitin e kaluar, kur në zjarrin e humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në cilësi të dëshmitares, dëshmoi vokali shoqërues i grupit DNK, Ana Kostadinovska, e cila tha se spërkatësit u ndezën gjatë këngës "Çfarëdo që të dojë, le të bëhet", gjë që, tha ajo, ishte praktikë e zakonshme në shfaqjet e tyre. Ajo theksoi se e ndjeu nxehtësinë dhe se vokalisti Panço tha të dilnin, por në fillim askush nuk e mori seriozisht situatën.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të qëndrojë për vizitë punë në Shtip. Siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, Mickoski do të marrë pjesë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të kostruksioneve metalike dhe pjesëve të konstruksionit të Shoqatës për Ndërtimtari, Inxhinieri dhe Tregti "AKTIVA" SHPK Shtip. 

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, sot do të vizitojë Komunën e Strugës. Siç informojnë nga MMJPH, Hoxha, së bashku me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjes, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe kryetarin e komunës, Mendi Qyra, do të kryejnë inspektim në aktivitetet për zëvendësimin e tubave të azbestit - një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet aktivitet edukativ "KAM QËNDRIM" destinuar për nxënësit e shkollave të mesme. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, pjesëmarrës në aktivitetin edukativ do të jenë nxënës të SHMQ "Orce Nikollov" në Shkup. Aktiviteti edukativ "Kam qëndrim!" përfaqëson simulim të procesit të shqyrtimit të një propozim-ligji në kuadër të Kuvendit.

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të lehta lokale në të gjithë vendin dhe kushte për stuhi të rralla. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe të fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Bruksel - Nuk pritet që përshkallëzimi i konfliktit në Iran të shkaktoj migrim masiv drejt Evropës, kumtoi Komisioni Evropian. Komisari i BE-së për Migrim, Magnus Bruner, pas bisedimeve me shefin e diplomacisë turke, Hakan Fidan, theksoi se Turqia "ka mbyllur kufijtë e saj me Iranin". Bruner tre ditë më parë deklaroi se ende nuk janë vërejtur lëvizje të rëndësishme në kufijtë e jashtëm të Iranit, por se situata po monitorohet dhe po bëhen kontakte me partnerët në Lindjen e Mesme dhe organizatat ndërkombëtare. 

Uashington/Madrid - Shtëpia e Bardhë mbrëmë publikoi se Spanja kishte rënë dakord të bashkëpunonte me ushtrinë amerikane pasi presidenti, Donald Tramp, kërcënoi të ndërpresë tregtinë, por Spanja mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë. Trampi kërcënoi dy ditë më parë se do të ndërpresë tregtinë me Madridin për shkak të kundërshtimit të tij ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, mbrëmë për këtë temë tha se i ishte thënë se Spanja është zbutur."

Uashington - Senati nuk votoi për Rezolutën për kufizimin e autorizimeve ushtarake të presidentit amerikan, Donald Tramp, në konfliktin me Iranin. Rezoluta në të cilën kërkohet ndërprerja e të gjitha armiqësive kundër Iranit, e cila nuk u miratua nga Kongresi, u propozua nga senatori demokrat Tim Kejn. "Kundër" iniciativës së tij u deklaruan 53 senatorë, ndërsa 47 votuan "për". I vetmi demokrat i cili votoi kundër ishte senatori i Pensilvanisë, Xhon Fetermen, ndërsa për votoi senatori i Kentukit, Rand Pol. 

Tel Aviv – Ushtria izraelite (IDF) mbrëmë njoftoi se që nga fillimi i raundit aktual të sulmeve ndaj Iranit ka shkatërruar rreth 300 raketahedhës, informon DPA. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, deklaroi se operacionet e drejtuara ndaj hedhësve dhe rezervave të raketave dukshëm kontribuuan për uljen e numrit të raketave që çdo dit hedhen nga Irani. Izraeli dje përsëri u përball me disa paralajmërime nga sulmet me raketa. Megjithatë, sipas Shoshanit, Irani tani përkohësisht hedh vetëm raketa herë pas here drejt Izraelit, ndërsa jo disa përnjëherë, përkujton agjencia gjermane. 

Teheran - Ushtria iraniane kumtoi se ka shënjestruar përsëri grupet kurde në Irakun fqinj, njoftoi DPA. Tre raketa u qëlluan në selinë e grupeve opozitare, publikoi sot agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar udhëheqjen ushtarake në Teheran. Kanali iranian i propagandës Pres TV publikoi video për të cilat tha se tregonin sulme ndaj pozicioneve të "separatistëve anti-iranianë". Mediat amerikane publikuan së fundmi se presidenti Donald Tramp po mendon për armatosjen e grupeve kurde për të nxitur kryengritje kundër udhëheqjes së Iranit. Shtëpia e Bardhë i ka mohuar këto raportime.

Остани поврзан